Luciano Ligabue i thotë “Po” Donatellas, ceremonia super-sekrete

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:53

Luciano Ligabue i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar dje me Barbara Pozzo, ish-fizioterapisten e tij, me të cilën u lidh pas ndarjes me bashkëshorten e parë Donatella. Ceremonia është zhvilluar mes një grupi të ngushtë miqsh në bashkinë e Correggio, e më pas ka pasur një banket me pak njerëz në qendër të Reggio Emilia.

Ligabue, i cili sapo ka hedhur në treg këngën e tij më të re ‘Il sale della terra’ e që në nëntor pritet të nxjerrë albumin e ri, i ka mbajtur detajet e dasmës super sekrete dhe askush nuk ka mundur të mësojë më shumë rreth ceremonisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.