Eva Mendez: Nëna më kritikon se jam shumë e dobët
Ajo është një nga femrat më të dëshiruara nga meshkujt për shkak të fizikut të saj të mrekullueshëm, por nëna e Eva Mendez nuk e pëlqen aspak trupin e hollë të së bijës.
“Do të bëja gjithçka për një rol. Për filmin ’The place beyond the pines’ bëra shumë stërvitje. Doja që personazhi im të ndihej tërësisht i shteruar. Por mamaja ime nuk e kuptonte përse unë doja të dukesha ashtu. Ajo vazhdimisht më thotë se jam shumë e dobët”, – thotë Mendes.
Eva ndjek një dietë të shëndetshme që i ndalon asaj konsumimin e mishit të kuq dhe pulës dhe rezultati është më se i dukshëm në linjat perfekte të aktores latine.
Add new comment