Vila ku u vra Versaçe u shit për 41.5 milionë dollarë

Postuar në 18 Shtator, 2013 07:47

Vila superluksoze ku ka jetuar dhe është vrarë në vitin 1997 stilisti italian, Gianni Versace, është shitur për 41.5 milion dollarë, raporton AFP.  

Prona e mobiluar në Miami Beach është blerë nga “VM South Beach LLC”, një grup i udhëhequr nga investitori Joe Nash pasi bënë ofertën më të madhe për blerjen e vilës.

Ofertat për vilën që quhet “Casa Casuarina” ka 10 dhoma gjumi dhe 11 banjo, filluan në shumën prej 25 milion dollarëve.

Versace ishte 50 vjeçar kur u vra jashtë objektit të stilit mesdhetar të rrethuar me palma më 15 korrik të vitit 1997, nga Andrew Cunanan, një prostitutë homoseksuale.

Versace e kishte blerë Casa Casuarinan në vitin 1992 për vetëm 2.9 milionë dollarë. Familja e tij ja ka shitur shtëpinë Peter Loftin në vitin 2000 për 19 milionë dollarë.

Loftin dëshironte ta shiste vilën për 125 milionë dollarë dhe kur asnjë nuk dëshironte të paguante aq, ai e zvogëlon çmimin në 75 milionë dollarë.

Kur edhe pas kësaj, vila nuk u shit, ai e ofroi atë në ankand, ku edhe u shit për 41.5 milionë dollarë.

Villa do të kthehet në hotel ka thënë Eli Gindi, një tjetër anëtar i kompanisë që tani është pronare e vilës.

Objekti është ndërtuar në vitin 1930 nga arkitekti dhe filantropi, Alden Freeman.

Ai e bëri këtë në shenje respekti për shtëpinë më të vjetër në hemisferën perëndimore,  të ndërtuar në vitin 1510 që tani gjendet në Republikën Domenikane, nga Diego Colon, djali i Christopher Columbus.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.