Peta akuzon Katy Perry: “Video e Roar, mizore ”

“Roar”, kënga e fundit e Katy Perry, ka ngjallur zemërimin e Peta, shoqata që punon për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
“Kafshët e përdorur për argëtim, kanë duruar mizori të tmerrshme. Ato kanë vuajtur në hapësira të ngushta dhe nën metoda zbutëse të dhunshme. Shpesh kafshët stresohen dhe bëhen akthcioz kur transportohen me dhunë në ambiente të panjohura apo të rrezikshme” ka thënë zëdhënësi i Peta, Merrilee Burke për “Daily Star”.
Goditje e fortë publike kjo për Katy Perry, e cila në vitin 2010 kishte marrë komplimente nga Peta per ushqyerjen e saj vegjetariane.
Add new comment