Njihuni me pensionistet më “fashion” në botë!

Postuar në 17 Shtator, 2013 14:23

Bota e modës mund të jetë e obsesionuar pas të rinjve, por kjo nuk e shqetëson 75-vjeçaren, Jean Woods, e cila ka një prerje flokësh me shumë stil dhe pëlqen të vishet me Doc Martens.

Ose, Daphne Selfe, e cila është 85 vjeç, modelja më e vjetër në botë, dhe një prej të moshuarave më më stil, me një garderobë tepër cool, që edhe modelja më e famshme në botë, Cara Delevigne do t’ja kishte zili.

Është edhe Gillian Lynne, e cila shprehet se mund të veshë minifunde edhe pse është 87 vjeç nëse dëshiron, duke shtuar se këmbët e saj vazhdojnë te jene ne forme.

Këto dhe disa të moshuara të tjera janë bërë pjesë e një dokumentari të televizionit Cahnnel 4 “Fabulous Fashionistas”. Filmi tregon jetën prej modeleje të këtyre pensionisteve, dhe dëshirën e tyre për tu veshur sa më “in” edhe pse vitet kalojnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.