“Femen” sulmon sfilatën e modës

Postuar në 27 Shtator, 2013 10:10

Përfaqësuese të grupit feminist “Femen” zaptuan pasarelën e një sfilate mode gjatë javës së modës në Paris, pasi i konsiderojnë këto shfaqje se denigruese për imazhin e femrës. 

Modelja 18-vjeçare Hollie-May Saker ishte duke sfiluar në “Jardin des Tuileries”, kur dy femra gjysmë të zhveshura u ngjitën në pasarelë, duke bërtitur dhe shfaqur në trupin e tyre mbishkrime si “shko në bordello”.

Përpara se të mbërrinin përfaqësuesit e sigurisë, njëra nga anëtaret e “Femen” sulmoi modelen që ndodhej në skenë, duke u përpjekur që t’i ngrinte fustanin, por adoleshentja reagoi duke i dhënë jetë një kacafytje të shkurtër.Sipas “Femen”, kompanitë e modës janë duke trajtuar modelet dhe trupin e tyre femëror si një “mall shitje”, ndaj organizata feministe është shprehur disa herë kundër këtyre shfaqjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.