Filmi i ri i Lars von Trier
Regjisori Lars von Trier është i njohur për filmat që shkaktojnë polemika dhe posterat e projektit të tij të ri nuk kanë zhgënjyer pritshmëritë.
‘Nymphomaniac’ ka në kastin e tij Charlotte Gainsbourg, Uma Thurman, Christian Slater dhe Shia LaBeouf dhe të gjithë këta aktorë shihen në posterat promovues të filmit disa sekonda pas orgazmës. Në këtë film aktorët kanë xhiruar skena seksi të vërteta duke e kthyer atë në një material pornografik.Të tjerë aktorë në këtë film me pullë të kuqe janë Jamie Bell, Willem Dafoe, Stellan Skarsgaard, Mia Goth dhe Nicolas Bro.
Von Trier ka thënë se filmi do të dalë në dy versione: “softcore” dhe “hardcore”. Versioni i dytë do të ofrojë skena seksi të vërteta.
Mendohet se ky film do të shfaqet për herë të parë në Festivalin e Kanës.
Add new comment