Robbie Williams mbyll linjën e tij modës

Robbie Williams është detyruar të mbyll linjën e veshjeve për meshkuj pasi kompania përgjegjëse për këtë linjë ka ndaluar shitjen e tyre.Në vitin 2011, Williams kishte lansuar koleksionin “Farrell” të titulluar sipas emrit të gjyshit të tij ndërsa koleksionin e kishte veshur gjatë koncerteve të tij. Por shtëpia e modës me të cilën kishte bashkëpunuar Williams për këtë koleksion ka ndaluar shitjen e veshjeve,thekson “KN”.
“Unë ndihem krenar që kam punuar me të talentuarin Ben Dickens dhe mua do të më mungoj puna me të. Unë i dëshiroj shumë fat atij në të ardhmen”, ka thënë Williams.
Ngjarjet vijnë pak kohë pasi Williams kishte deklaruar për “BBC 1” se ishte i “shkatërruar” pasi përgjegjësit kishin hequr këngët e tij nga top-lista muzikore, në krye të së cilës ndodhet grupi australian “The Angels”.
Add new comment