Kristen Bell i jep fund beqarisë

Pas gjashte vitesh se bashku dhe lindjes së nje vajze në fillim te ketij viti,aktorët Kristen Bell dhe Dax Shepard jane martuar.
Sipas “TMZ”,cifti ka shkembyer unazat në Beverly Hills te Los Angeles diten e martë.
Në ceremoni ishin të pranishëm vetëm çifti, punonjësi i zyrës civile dhe një fotograf.
Aktorja ka shfaqur gjithmonë dëshirën për një ceremoni sa më të vogël dhe të fshehtë që të ishte e mundur: “Mendoj se kemi shumë vëmendje në jetën tonë të përditshme dhe dua që të martohemi pa bujë.”
Bell dhe Shepard janë fejuar zyrtarisht në vitin 2009, por pritën të martoheshin derisa martesat mes homoseksualëve të legalizoheshin në Kaliforni, vendlindjen e tyre.
Add new comment