Jennifer Lopez magjeps me pamjen gothic-vamp

Look gothic-vamp për Jennifer Lopez, e cila ka qenë protagoniste e tapetit të kuq të “HRC national Dinner”, event i realizuar në Washington për mbledhjen e fondeve për “Human Rights Campaig”.
Për këtë rast, 44-vjeçarja, nënë e dy binjakëve, ka veshur një fustan të gjatë si sirenë, i firmuar nga Zuhair Murad dhe bizhu të Neil Lane.
JLo është nderuar me çmimin Ally for Equality Awards, për mbështetjen e saj për të drejtat e njeriut. “I jemi mirënjohëse Jen për talentin, stilin, filantropinë dhe bujarinë e saj, por mbi të gjitha për impenjimin e saj publik për të drejtat e LGBT. Ajo nuk është tërhequr edhe përballë presionit të grupeve anti LGBT”,- ka thënë Chad Griffin, president i HRC.
Add new comment