Rihanna kritikohet edhe nga fansat e saj
Rihanna ka marrë shumë kritika për videoklipin e këngës ‘Pour It Up’, por ajo që bën përshtypje është se këto kritika kanë ardhur nga fansat e saj, të cilët e kanë konsideruar këtë video si të “turpshme” dhe “pornografike”.
Shumë persona kanë përdorur rrjetet sociale për t’i bërë të ditur këngëtares se duhet t’i vijë turp nga vetja me daljen e saj më të fundit.Këngëtarja 25-vjeçare shfaqet pothuajse e zhveshur dhe merr poza tejet provokuese. “Mbretëresha” e pop-it ka zgjedhur të ulet në një fron të artë në këtë videoklip dhe aty merr pozicione nga më të ndryshmet, përfshirë me kokë poshtë.
Add new comment