Madonna: Më përdhunuan nën kërcënimin e thikës

Madonna ka treguar se është përdhunuar dhe kërcënuar me thikë në fillim të karrierës së saj. Legjenda e muzikës pop rrëfeu ngjarjen e rëndë që ka ndodhur menjëherë sapo ajo mbërriti në Nju Jork nga Miçigani për të ndjekur ëndrrën e saj: të bëhej e famshme.
55-vjeçarja kujton për revistën ‘Harper’s Bazaar’: “Nju Jorku nuk ishte ashtu siç e mendoja. Nuk më priti me krahë hapur. Vitin e parë më kërcënuan dhe më përdhunuan në terracën e një ndërtese, ku më çuan me thikë pas shpine.”
Më tej, Madonna flet për çmimin që ka paguar për tu bërë e famshme: “Nuk kisha shumë miq sepse më shihnin si të çuditshme, por në fund më doli për më mirë pasi kur nuk ke jetë shoqërore, ke më shumë kohë për punën dhe për tu përqendruar tek e ardhmja.”
E njohur atëherë si Madonna Louise Ciccone, këngëtarja ishte vetëm 19 vjeç kur shkoi në Nju Jork me vetëm 35 dollarë në xhep.
“Isha shumë e frikësuar dhe e neveritur nga era e urinës në shkallët e pallatit ku banoja.”
Add new comment