Cate Blanchet favorite për “Oscar”

Postuar në 29 Shtator, 2013 15:49

Megjithëse cmimet “Oscar” janë ende larg për t’u shpërndarë, në qarqet dhe mediat kushtuar kinemasë kanë nisur të dalin emrat e parë të aktorëve dhe aktoreve që shikohen që tani si favoritë. Roli i saj në “Blue Jasmine”, film i Woody Allen që trajton rënien e një pasanikeje nga jeta mes luksit njujorkez tek streha e motrës së saj në San Francisko, mund t’i sigurojë Cate Blanchet cmimin “Oscar” si aktorja më e mirë protagoniste.

Kritikët thonë se Cate ka interpretuar në mënyrë perfekte rolin e saj në filmin e 46-të të Allen si regjisor dhe vështirë se performanca e saj do të arrihet prej aktoreve të tjera.

Aftësitë e aktores kanë marrë lëvdata edhe nga vetë regjisori i famshëm: “Jepi rolin dhe lër gjithcka tjetër në dorë të saj”, citohet Allen nga mediat amerikane.

Filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe së bashku me Blanchet në të luan edhe Alec Baldwin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.