Turma “merr peng” Hugh Jackman
“Prisoners” është filmi i fundit i Hugh Jackman, një film krim-thriller ku ai luan rolin e një babai dhe një mashkulli familjar.
Por roli i tij prej një familjari u shpërfill nga fansat e tij në Festivaline Filmit në San Sebastian në veri të Spanjës ku mijëra fanse të tij “morën penge” për minuta me radhë aktorin australian.
Jackman, i bërë i famshëm me rolin e tij si Wolverine në sagan X-man, falenderoi fansat për pritjen e bërë dhe nuk përtoi të qendronte me ta për foto, të nënshkruante autografe dhe të takonte sa më shumë prej tyre. Tek “Prisoners” Jackman luan rolin e Keller Dover, babai i një vajze të marrë peng, i cili në përpjekjet për gjetjen dhe lirimin e saj përballet me pengmarrësit.
Add new comment