“Ndihem më seksi se kurrë”
E ftuar në emisionin e gazetarit Jay Leno, Christina Aguilera ka folur për angazhimin e saj të radhës, por edhe për gjendjen e saj emocionale.
Këngëtarja 32-vjeçare në studion e “Tonight Show” e ka nisur rrëfimin e saj duke thënë se ndihet shumë mirë me trupin e saj. E veshur me një fustan të zi provokues, ajo ka rrëmbyer duartrokitjet e publikut menjëherë sapo ka hyrë në studio.
E pyetur për kopertinën e një reviste në të cilën ajo shfaqet së fundmi e veshur me veshje intime dhe një këmishë, Aguilera ka thënë se në dhomën e gjumit dëshiron të ndihet komode. “Është i vetmi vend ku nuk dua të më kontrollojnë”, ka thënë ajo.
“Mendoj që çdo grua duhet të relaksohet sa më shumë të mundet në dhomën e saj të gjumit. Për mua, të shprehësh seksualitetin tënd është një gjë shumë e mirë, pavarësisht se si të shohin të tjerët. Tani që jam 32 vjeç e ndjej veten më seksi se kurrë” u shpreh gjatë intervistës Aguilera.
Ndërsa për planet artistike, këngëtarja ka zbuluar se do të jetë sërish në panelin e jurisë në sezonin e pestë të spektaklit “The Voice”, i cili do të startojë që prej 23 shtatorit në ekranet amerikane.
Add new comment