Rusi, kalendar seksi
“Nese kerkoni te gjeni reaksionin kimik per raportet tuaja, mos u drejtoni nga Siria”. Kjo eshte deklarata qe nje grup vazjash ne Rusi kane vendosur te bejne per paqen ne Siri.
Ideja duket te jete e disa balerinave qe punojne ne nje klub striptizmi ne kryeqytetin rus, te cilat kane vendosur t’i dergojne nje kopje te kalendarit Putinit dhe Obames, shkruan 'RBK Daily'.
‘Eshte nje menyre per te demonstruar qe edhe vajzat striptiste kane idete e tyre per te terhequr vemendjen e opinionit publik sa i takon situates ne Siri”, ka thene per mediat pronari i barit.
“Kalendari,- ka shtuar ai,- do te shperndahet vetem per klientet e klubit, ndersa 2 kopje t’i tij do t’i shkojne Putinit dhe Obames."
Kalendari mban ne kopertinen e tij titullin ‘Beni dashuri dhe jo lufte”, ndersa ne brendesi te tij per cdo muaj shfaqet nga nje vajze e veshur me veshje intime. Motot e kalendarit jane te ndryshme disa prej te cilave jane: “Shpertheni diskotekat jo shtepite”, “gjuani me sy dhe jo me arme”, “lamturmire armeve” e moto te tjera.
Add new comment