Nga Tokio në Nju Jork, të gjithë në rradhë për një iPhone!

Postuar në 20 Shtator, 2013 15:10

Apple ka krijuar rradhë të gjata blerësish sot në ditën e parë të daljes në treg të iPhonë 5S dhe 5C. Në Nju Jork njerëzit krijuar rradhë të gjata para dyqanit të Apple, në Fifth Avenue. Në Mynih rreth 2000 njerëz u rreshtuan, ndërsa në Pekin ishin më të paktë, pas blerësit fillimisht duhet të kishin bërë një rezervim online. iPhone i ri doli gjithashtu në treg edhe në Hong Kong, Japoni, Singapor dhe Kinë, Kjo është hera e parë që Apple nxjerr në shitje produktin e saj në Kinë, në të njëjtën ditë me vendet e tjera. Zakonisht produkti dilte në treg pas 3 muajsh, dhe kjo bëhej me qëllim që kompania të tërhiqte pas vetes klientë të rinj në tregun më të madh të telefonave celularë në të gjithë botën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.