Xhirimet e “Fast And Furious 7”

Postuar në 20 Shtator, 2013 03:57

Saga “Fast And Furious” duket se nuk do të përfundojë kurrë. Vin Diesel dhe Paul Walker, të cilët interpretojnë Dominic Toretto dhe Brian O’Conner, janë fotografuar duke xhiruar skenat e pjesës së shtatë të filmit në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Së bashku me ta, gjatë xhirimit të një skene funerali, ishte edhe Chris ‘Ludacris’ Bridges.Pas rikthimit të Michelle Rodriguez në filmin e gjashtë, personazhi i së cilës Letty mendohej se kishte vdekur në filmin e katërt, në ‘Fast And Furious 7’ do të interpretojë edhe Sean Boswell, i cili ishte protagonist në ‘The Fast And The Furious: Tokyo Drift’.

Jason Statham do të jetë e reja më e pritur e sagës, pjesa e shtatë e së cilës do të xhirohet jo vetëm në Amerikë, por edhe në Tokio e Dubai.

Ndërkohë, Vin Diesel ka konfirmuar se do të ketë ‘Fast And Furious’ 8 dhe 9 në vitet e ardhshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.