Pasuria nuk ka rëndësi për Jackmanin
Los Anxhelos, 23 shtator- Aktori i Hollywoodit Hugh Jackman ka thënë se familja e tij është mbi të gjitha gjërat.
Ylli i filmit “Prisoners”- i cili është i martuar me aktoren Deborra-Lee Furness- vendos jetën e tij private para karrierës së tij dhe ka insistuar se fama dhe pasuria nuk janë të rëndësishme për të.
“Debs ka kurajë dhe forcë. Familja jonë është gjëja më e rëndësishme them më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, ka thënë aktori për gazetën “Sunday Telegraph”.
“Gjatë ceremonisë për Oscar (2009), kur unë vendosa dorën në zemrën time, ishte një shenjë për Debsin, që t`ia kujtojë se ajo ka rëndësi për mua ndërsa çmimet, paratë dhe fama mund të vijnë e shkojnë”, ka shtuar Jackman.
“Ajo dhe fëmijët e mi janë më të rëndësishmit për mua”.
Çifti adoptoi djalin Oscar, 13 dhe tetëvjeçaren Ava- kur zbuluan se ata nuk mund të kishin fëmijët e tyre biologjik ndërsa aktori 44 vjeçar ka pranuar se rruga për t`u bërë prind ishte e vështirë.
“Ishte e dhimbshme... Derisa provonim të bënim fëmijë ishte e mrekullueshme por kur e ndjeni se kjo nuk do të ndodhë atëherë ndjehesh shumë keq”.
“Ne planifikonim dhe shpresonim që të kishim edhe fëmijë të adoptuar edhe biologjik. Por zbuluam se ne nuk mund të kishim fëmijë biologjik”, është shprehur Jackman.
Add new comment