Hyri me semafor të kuq, gardistit të eskortës së Presidentit i hiqet patenta

Një rast flagrant i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga makinat zyrtare, për më tepër i një prej automjeteve të eskortës së Presidentit, është konstatuar nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, paraditen e së enjtes në Tiranë. Automjeti “Mercedez Benz” me tarë TR 0004 Z ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe për më tepër ka kaluar edhe me semafor të kuq në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në atë moment, Tahiri, i shoqëruar nga këshilltari i tij, po lëvizte në këmbë pranë vijave të bardha në hapësirën mes hotel “Dajtit” dhe pedonales pranë Ministrisë së Brendshme. Ministri ka dhënë urdhër që automjeti të ndalohet, por shërbimet e Policisë Rrugore kanë arritur ta ndalojnë në Durrës, ku ishte edhe destinacioni i automjetit zyrtar, pasi po shkonte atje për shkak të aksidentit që u përfshi një tjetër makinë e eskortës së Presidentit Bujar Nishani. Megjithatë, gardistit që drejtonte makinën iu hoq leja e drejtimit, madje mori edhe një paralajmërim për pezullim nga detyra.
Comments
" pedonales" shëtitores do të
<p>" pedonales" shëtitores do të thotë???</p>
Add new comment