Lajme
Ky nuk është Kryeministri
Edi Rama ka dalë sot në një konferencë me gazetarët gjatë të cilës ka dhënë disa komente për ngjarjet e rënda të korrupsionit.
Për kreybashkiakun Veliaj ka thënë se ende nuk e di se çfarë faji ka bërë, për Belinda Ballukun ka thënë se 16 mijë faqe dosje të SPAK janë arkivë e Ministrisë, për AKSHI-n ka deklaruar se ka bërë revolucion digjital dhe se akuza është e hatashme.
A quhet një njeri i tillë kryeministër? A mund të cilësohet kështu dikush që ka marrë Besimin e njerëzve për të qeverisur?
Berisha: Ergys Agasi kontrollon prej kohësh SHISH-in
Në një konferencë për shtyp kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjeruar akuzën publike për skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Shkolla e Zeqinesë
Ky që del në këtë video është Ardit Bido. Deputet i Partisë Socialiste. Zotëria në fjalë – duke qenë socialist edhe zotnillëku vjen me përkufizim për shkak të këtij statusi – ka qenë drejtor i Arkivës së Shtetit dhe më herët llapës permanent kundër padrejtësive, ashtu siç i kupton ai.
Në video jepet një sekuencë nga incidentet në parlament seancën e shkuar, të cilës zoti Bido i vë diçiturën e vet publicitare: kjo është e vetmja mënyrë sesi këta mund të bëhen ministra. Në krah i qëndron edhe dikush tjetër që flet për votën e që nuk dihet kush është.
Poshtërimi nuk është Strategji
Deklaratat e fundit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për Europën, reflektojnë një ndarje të thellë tashmë mes dy anëve të kontinentit të vjetër. Një ndarje e cila priret të diktojë orientime të reja gjeopolitike. Cilësimi si “derrkucë” i liderëve europianë nga Putin, është një konsideratë pezhorative jo për llojin e personave, por për llojin e politikave të ndjekura. Presidenti rus ka shprehur në një farë mënyre brutale mllefin dhe brengën zhgënjyese të rusëve për mënyrën sesi Perëndii dhe kryesisht Europa administroi kolapsin e Bashkimit Sovjetik.
Drejt një marrëveshjeje në Krishtlidje
Gazeta gjermane “Bild” raporton se Kievi zyrtar është duke pranuar dhe ka dhënë miratimin në parim për planin amerikan të paqes. Sipas gazetës, Kievi është dakord të mbajë zgjedhje të reja brenda 100 ditëve dhe të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në NATO me disa kushte sigurie.
Po kështu Ukraina është dakordësuar që të ngrijë linjën e angazhimit të trupave të veta, por jo të tërhiqet nga i gjithë territori i Donbasit.
Një diskutim për dosjet e Sigurimit
Në një postim në Facebook, Jamarbër Malltezi, ish-funksionar i Partisë Demokratike dhe familjar i kryetarit të saj, Sali Berisha, publikon një dokument të vitit 1991 të titulluar: "Procesverbal për dorëzimin e materialeve dokumentare në Arkivin e Ministrisë për ruajtjen e tyre me vlerë historike”. Dokumenti është sekret dhe mban firmën e dorëzuesit, ish-ministrit të Rendit Publik, Aredin Shyti.
Të dojni njeri-jetrin
Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK-ut
Klodian Braho është drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që i ka dhënë Brahos 7 vota pro. Ai u zgjodh mes katër kandidatëve të tjerë, Adnan Xholit, Doloreza Musabelliut, Elvin Gokajt.
Në seancë kanë marrë pjesë përfaqësues të trupit diplomatik si nga ambasada e SHBA dhe ai i BE-së. Drejtuesi i SPAK ka mandat tre vjeçar pa të drejtë rikandidimi.
Blair përjashtohet nga administrimi i Gazës
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është përjashtuar nga emrat e mundshëm që do të administrojnë Gazën. Lajmi raportohet nga media të ndryshme, sipas të cilave kundërshtitë kryesore kanë ardhur nga vendet arabe dhe myslimane.
Emri i Blair doli në sipërfaqe pasi presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi planin me 20 pika për paqen në rajon, dhe ai u cilësua si “një njeri i guximshëm dhe inteligjent”.
Shqetësime publicitare për stigmën ndaj sahanxhinjve të Izraelit. Po kur media quhej Kazan!!!
I shihni këta? Janë viktima të sulmeve të koordinuara. Kështu po thonë. Djemtë më të mirë u është vënë syri i armiqve. Arsyeja: shkuan në Izrael dhe kaluan bukur. U shanë e u neveritën(gazetarët) se bënë sikur nuk e dinë që Izraeli ka vrarē fëmijë në Gaza, ka rrafshuar çdo gjë. Prisnin lule vallë? Ja se i pret në takim Bajram Begaj që kujton se është presidenti.
