Lajme
Protesta ndër vite, pse raporton ndryshe media e huaj?
Mediat e shumta ndërkombëtare po mbulojnë protestën aktuale të opozitës, duke përcjellë plane, pamje dhe duke vënë në dukje një krizë politike. Është ndër ato prezantime që ndikojnë në vendimmarrjen e institucioneve europiane në raport me Shqipërinë. Paraqitja e protestës është në disproporcion me karakterin e saj, forcën reale dhe në raport me integritetin dhe besueshmërinë e opozitës që e organizon, çka na jep të kuptojmë se ka një agjendë politike ndaj qeverisë aktuale në Tiranë. E cila nuk është në ditët e veta më të mira.
BE, shuplakë edhe për nenin 242
Zyra e BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me nismën e propozuar një ditë më parë nga Partia Socialiste për ndryshimin e ligjit për pezullimin e zyrtarëve të lartë. Pas interesimit të MCN TV, zyra e BE-së në Tiranë bëri të ditur se po monitoron nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt.
BE-ja monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane.
Drejtësia është e pavarur, por vepron pa Prova
Në podcastin e vet sot, kryeministri Edi Rama, ka komentuar pretencën e prokurorëve në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Sipas z. Rama prokuroria dështoi të sillte një provë të vetme për të përligjur një akuzë të tillë mizore.
A është e mundshme është një gjë e tillë? Pra si ka mundësi që në mes të ditës, në mes të dynjasë, një prokurori e specializuar, kërkon 180 burg pa asnjë provë të vetme?
Këtë me siguri duhet ta dijë z. Rama që e ka lexuar akuzën, por ka ndjekur edhe procesin hap pas hapi.
Bëj edhe burg për një shumë të caktuar!
Qeveria ka miratua sot disa vendime të rëndësishme. Në fakt vendimet e çdo qeverie janë të tilla sepse kanë fuqinë të prishin qetësinë e të gjithëve. Por vendimet janë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë me financime, përfshirjen e ekselentëve në administratë, paga.
Janë vendime që prekin kategori të tëra njerëzish, për mirë ndoshta, por që nuk hyjnë në serinë e informacioneve apo vendimeve që ndikojnë për mirë në jetën publike.
Gjykata Kushtetuese Popullore
Dikur ka patur dy prokurori: Publike dhe Popullore. Sot populli shqiptar ka dy gjykata kushtetuese. Njëra që paguhet nga buxheti dhe tjetra në rrjetet sociale, e përbërë nga jurisë, konstitucionalistë freelance që paguhen nga fryma e shenjtë dhe dëshira e mirë për mëmëdhenë. Le ta quajmë zotin Ylli Manjani kryetarin e Gjykatës Kushtetuese 2.0 për shkak të prononcimeve të tij të vazhdueshme për çështje juridike ku spikat sidomos vlerësimi si provë i mesazheve telefonike të dekriptuara nga shërbimet policore.
Shpopullimi dhe zëvendësimi - nga akuza te shifrat
Ka një zhurmë dhe shqetësim të vazhdueshëm për emigrimin në masë të njerëzve nga Shqipëria. Procesi fiziologjik i plakjes së popullsisë, emigrimi dhe hyrja e të huajve kanë përshkallëzuar perceptimin e një pjese të shoqërisë që e gjen veten duke shpjeguar Shqipërinë me termin Shpopullim.
Macron flet për përgatitjen e bisedimeve me Putin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se përgatitjet teknike për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, janë në proces e sipër.
Përgatitjet po vazhdojnë dhe diskutimet teknike mbi çështjen po ecin
u ka thënë gazetarëve francezë Macron.
Ai ka shtuar se konsultimet mbi këtë çështje po mbahen edhe me partnerët europianë dhe presidentin ukrainas, Zelenskiy.
Edi Rama merr një medalje tjetër nga Patriarku ortodoks i Jeruzalemit
Edi Rama është dekoruar në datën 27 janar 2026 me urdhërin e Kryqit të Varrit të Shenjtë. Urdhëri i është akorduar kryeministrit nga Patriarku Theophilos III që ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në dialogun ndërfetar.
Kodoshit i erdhi goja!
Në vend se të fliste vetëm për Bordin e Paqes dhe triumfin e tij me ftesën e Donald Trump, Edi Rama, është shfaqur sot në Kuvendin e Shqipërisë për të folur edhe për SPAK. Të cilën e ka krahasuar me letrat nga populli dhe se sipas tij mban në burg pa prova Erjon Veliajn.
Le të pranojmë se është kështu. Pra se ka shkelje proceduriale. Po për Ilir Metën pse nuk flet ky? Po për Ilir Beqajn? Po për ata të ndaluar për trafiqe vetëm bazuar në mesazhet e enkriptuara? Pse nuk shprehet ky avokat për këta?
Kritika për SPAK dhe burgosjen e Veliajt nga Izraeli ku ka pasion shtetëror për vrasjen e fëmijëve
Ky opinion(https://www.jpost.com/opinion/article-882589) i publikuar tri ditë më parë në Jerusalem Post, është shpërndarë së fundmi nga zyra e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës.
Shkrimi i qan hallin marrëdhënieve që kanë ngecur mes Shqipërisë dhe Izraelit për arsye që lidhen me politikën penale në Shqipëri. Autori merret me shifra konkrete: 62% e arrestuarve në paraburgim në Shqipëri, krijojnë pasiguri të madhe juridike tek investitorët izralitë.
