Lajme

Asgjë nuk ka ndryshuar te "liberalët"

Postuar në 02 Janar, 2026 12:00

 

Në një bisedë me gazetarin Yannis Palaiologos të gazetës “Kathimerini”, historiania dhe gazetarja Anne Applebaum ka diskutuar për luftën në Ukrainë, duke e cilësuar atë një luftë koloniale.

Sipas saj, Rusia, herët apo vonë do ta kuptojë se nuk mund të fitojë dhe do të tërhiqet. Me 1000 ushtarë të vrarë apo të plagosur çdo ditë, Applebaum thotë se do të duhen 80 vjet për të marrë të gjithë territorin ukraians.

Ky nuk është Kryeministri

Postuar në 30 Dhjetor, 2025 17:18

Edi Rama ka dalë sot në një konferencë me gazetarët gjatë të cilës ka dhënë disa komente  për ngjarjet e rënda të korrupsionit.

Për kreybashkiakun Veliaj ka thënë se ende nuk e di se çfarë faji ka bërë, për Belinda Ballukun ka thënë se 16 mijë faqe dosje të SPAK janë arkivë e Ministrisë, për AKSHI-n ka deklaruar se ka bërë revolucion digjital dhe se akuza është e hatashme.

A quhet një njeri i tillë kryeministër? A mund të cilësohet kështu dikush që ka marrë Besimin e njerëzve për të qeverisur?

Berisha: Ergys Agasi kontrollon prej kohësh SHISH-in

Postuar në 23 Dhjetor, 2025 15:32

Në një konferencë për shtyp kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjeruar akuzën publike për skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Shkolla e Zeqinesë

Postuar në 20 Dhjetor, 2025 12:13

Ky që del në këtë video është Ardit Bido. Deputet i Partisë Socialiste. Zotëria në fjalë – duke qenë socialist edhe zotnillëku vjen me përkufizim për shkak të këtij statusi – ka qenë drejtor i Arkivës së Shtetit dhe më herët llapës permanent kundër padrejtësive, ashtu siç i kupton ai.

Në video jepet një sekuencë nga incidentet në parlament seancën e shkuar, të cilës zoti Bido i vë diçiturën e vet publicitare: kjo është e vetmja mënyrë sesi këta mund të bëhen ministra. Në krah i qëndron edhe dikush tjetër që flet për votën e që nuk dihet kush është.

Poshtërimi nuk është Strategji

Postuar në 19 Dhjetor, 2025 19:33

Deklaratat e fundit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për Europën, reflektojnë një ndarje të thellë tashmë mes dy anëve të kontinentit të vjetër. Një ndarje e cila priret të diktojë orientime të reja gjeopolitike. Cilësimi si “derrkucë” i liderëve europianë nga Putin, është një konsideratë pezhorative jo për llojin e personave, por për llojin e politikave të ndjekura. Presidenti rus ka shprehur në një farë mënyre brutale mllefin dhe brengën zhgënjyese të rusëve për mënyrën sesi Perëndii dhe kryesisht Europa administroi kolapsin e Bashkimit Sovjetik.

Drejt një marrëveshjeje në Krishtlidje

Postuar në 15 Dhjetor, 2025 17:17

Gazeta gjermane “Bild” raporton se Kievi zyrtar është duke pranuar dhe ka dhënë miratimin në parim për planin amerikan të paqes. Sipas gazetës, Kievi është dakord të mbajë zgjedhje të reja brenda 100 ditëve dhe të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në NATO me disa kushte sigurie.

Po kështu Ukraina është dakordësuar që të ngrijë linjën e angazhimit të trupave të veta, por jo të tërhiqet nga i gjithë territori i Donbasit.

Një diskutim për dosjet e Sigurimit

Postuar në 14 Dhjetor, 2025 18:46

Në një postim në Facebook, Jamarbër Malltezi, ish-funksionar i Partisë Demokratike dhe familjar i kryetarit të saj, Sali Berisha, publikon një dokument të vitit 1991 të titulluar: "Procesverbal për dorëzimin e materialeve dokumentare në Arkivin e Ministrisë për ruajtjen e tyre me vlerë historike”. Dokumenti është sekret dhe mban firmën e dorëzuesit, ish-ministrit të Rendit Publik, Aredin Shyti.

Të dojni njeri-jetrin

Postuar në 13 Dhjetor, 2025 19:35

 

Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK-ut

Postuar në 11 Dhjetor, 2025 15:27

Klodian Braho është drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që i ka dhënë Brahos 7 vota pro. Ai u zgjodh mes katër kandidatëve të tjerë, Adnan Xholit, Doloreza Musabelliut, Elvin Gokajt.

Në seancë kanë marrë pjesë përfaqësues të trupit diplomatik si nga ambasada e SHBA dhe ai i BE-së. Drejtuesi i SPAK ka mandat tre vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Blair përjashtohet nga administrimi i Gazës

Postuar në 09 Dhjetor, 2025 15:30

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është përjashtuar nga emrat e mundshëm që do të administrojnë Gazën. Lajmi raportohet nga media të ndryshme, sipas të cilave kundërshtitë kryesore kanë ardhur nga vendet arabe dhe myslimane.

Emri i Blair doli në sipërfaqe pasi presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi planin me 20 pika për paqen në rajon, dhe ai u cilësua si “një njeri i guximshëm dhe inteligjent”.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme