Bëj edhe burg për një shumë të caktuar!

Qeveria ka miratua sot disa vendime të rëndësishme. Në fakt vendimet e çdo qeverie janë të tilla sepse kanë fuqinë të prishin qetësinë e të gjithëve. Por vendimet janë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë me financime, përfshirjen e ekselentëve në administratë, paga.
Janë vendime që prekin kategori të tëra njerëzish, për mirë ndoshta, por që nuk hyjnë në serinë e informacioneve apo vendimeve që ndikojnë për mirë në jetën publike.
E vërtetë, që pakkush, në mos askush nuk ka interes më për jetën publike dhe atë çfarë gjenerojmë aty, por duam nuk duam, përfaqësimi ynë publik ndikon edhe tek privatja. Shqipëria është puna jonë, nuk mund ta delegojmë përjetësisht jashtë oborrit personal, te një tjetër dhe një i huaj që kalon dhe na përshëndet.
Nuk mund të jemi kaq dritëshkurtër në pafundësi.
Mirëpo klima e përgjithshme është e tillë saqë nuk ka mrekulli të besohet si e tillë dhe nuk ka më një grimë energjie për të parë diku edhe një fije mirësie. Ne jemi duke përjetuar dhe dëshmuar një moment tranzicioni në të cilin politika aktuale mishëron diçka dekadente, inerciale, ultrakonservatore për nga nevoja për të ruajtur status quonë.
Tregohet një anekdodë për qeverinë Kerenski në Rusi, si shembull i anarkisë së plotë që vjen me shpërfilljen totale të përgjegjshmërisë. I thanë një ministri të Minierave: ke 3000 rubla e më jep lejen. Nuk i them askujt!
Përgjigja e ministrit: Më jep 5000 e thuaji kujt të duash!
Këtu jemi. Më jep kaq lekë se bëj edhe kaq burg.

Add new comment