Lajme

Drejt një marrëveshjeje në Krishtlidje

Postuar në 15 Dhjetor, 2025 17:17

Gazeta gjermane “Bild” raporton se Kievi zyrtar është duke pranuar dhe ka dhënë miratimin në parim për planin amerikan të paqes. Sipas gazetës, Kievi është dakord të mbajë zgjedhje të reja brenda 100 ditëve dhe të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në NATO me disa kushte sigurie.

Po kështu Ukraina është dakordësuar që të ngrijë linjën e angazhimit të trupave të veta, por jo të tërhiqet nga i gjithë territori i Donbasit.

Një diskutim për dosjet e Sigurimit

Postuar në 14 Dhjetor, 2025 18:46

Në një postim në Facebook, Jamarbër Malltezi, ish-funksionar i Partisë Demokratike dhe familjar i kryetarit të saj, Sali Berisha, publikon një dokument të vitit 1991 të titulluar: "Procesverbal për dorëzimin e materialeve dokumentare në Arkivin e Ministrisë për ruajtjen e tyre me vlerë historike”. Dokumenti është sekret dhe mban firmën e dorëzuesit, ish-ministrit të Rendit Publik, Aredin Shyti.

Të dojni njeri-jetrin

Postuar në 13 Dhjetor, 2025 19:35

 

Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK-ut

Postuar në 11 Dhjetor, 2025 15:27

Klodian Braho është drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që i ka dhënë Brahos 7 vota pro. Ai u zgjodh mes katër kandidatëve të tjerë, Adnan Xholit, Doloreza Musabelliut, Elvin Gokajt.

Në seancë kanë marrë pjesë përfaqësues të trupit diplomatik si nga ambasada e SHBA dhe ai i BE-së. Drejtuesi i SPAK ka mandat tre vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Blair përjashtohet nga administrimi i Gazës

Postuar në 09 Dhjetor, 2025 15:30

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është përjashtuar nga emrat e mundshëm që do të administrojnë Gazën. Lajmi raportohet nga media të ndryshme, sipas të cilave kundërshtitë kryesore kanë ardhur nga vendet arabe dhe myslimane.

Emri i Blair doli në sipërfaqe pasi presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi planin me 20 pika për paqen në rajon, dhe ai u cilësua si “një njeri i guximshëm dhe inteligjent”.

Shqetësime publicitare për stigmën ndaj sahanxhinjve të Izraelit. Po kur media quhej Kazan!!!

Postuar në 08 Dhjetor, 2025 00:22

I shihni këta? Janë viktima të sulmeve të koordinuara. Kështu po thonë. Djemtë  më të mirë u është vënë syri i armiqve. Arsyeja: shkuan në Izrael dhe kaluan bukur. U shanë e u neveritën(gazetarët) se bënë sikur nuk e dinë që Izraeli ka vrarē fëmijë në Gaza, ka rrafshuar çdo gjë. Prisnin lule vallë? Ja se i pret në takim Bajram Begaj që kujton se është presidenti. 

Historia me Greqinë pret të shkruhet

Postuar në 06 Dhjetor, 2025 14:08

Lëvizjet e fundit të Greqisë për krijimin e mundëisve efektive për kërkime gazi në Kretë dhe Peleoponez, në bashkëpunim me kompani amerikane, vendos një situatë të re në Mesdheun Lindor.

Jo vetëm në raport me Turqinë si aktor me tendenca të shpallura revizioniste, por edhe për afirmimin dhe kuptimin që palë të treta duhet të kenë për interesat greke. Një ndër palët e treta është edhe Shqipëria, e cila vazhdon që nga viti 2010 të luajë përrallën e të qenit pikë strategjike nga çdo kënd i vrojtueshëm.

Hije të një skandali të ri në Greqi/Verifikim të 500 mln eurove të BE për matësat inteligjentë të ujit

Postuar në 01 Dhjetor, 2025 16:43

Pas skandalit të fondeve për bujqësinë, në Greqi po merr formë një tjetër çështje po aq madhore. Mediat raportojnë për nisjen e një verifikimi nga Autoriteti Kombëtar i Transparencës të përdorimit të fondeve të BE-së për instalimin e matësave integjentë të ujit.

Rasti ndërohë po hetohet nga Autoriteti i Konkurencës dhe Zyra e Prokurorit të BE-së në Athinë, tek i cili është dorëzuar një dosje e madhe ankesash.

16 mars 1978, dita kur Andreotti u bë Njeri

Postuar në 29 Nëntor, 2025 13:17

 

Massimo Franco sjell në “Corriere della Sera” një episod nga ngjarja madhore e Italisë së pasluftës – rrëmbimi i presidentit të Demokracisë Kristiane, Aldo Moro.

Narkoshteti merr akreditimin e parë ndërkombëtar

Postuar në 28 Nëntor, 2025 19:38

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë urimet zyrtare për Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vendosur në tekst një kujtesë domethënëse për luftën ndaj krimit: 

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme