Lajme
Poshtërimi i dytë i Trump, Zelenskiy i thotë "Jo" marrëveshjes për mineralet
Ajo që nisi si një marsh triumfalist elektoral, mund të përfundojë në një marsh funebër për politikën e jashtme të presidentit amerikan Donald Trump. Nëse ky i fundit deklaronte se do ta mbyllte konfliktin për 24 orë, tani jo vetëm që konflikti nuk duket të ketë ndonjë fund, por Trump mori një shuplakë të dyfishtë: së pari në takimin me Zelenskiyn në Shtëpinë e Bardhë ku replikat u dhanë live, dhe së dyti tani kur presidenti ukrainas deklaronte se:
Anullohet shfaqja e filmit të Vuçiç për minierën e litiumit
Ndërsa në të gjithë Serbinë po protestohet kundër regjimit autoritar të Vuçiç, festivali belg i filmit "DOCVILLE" planifikon të shfaqë një film belg që promovon minierat e litiumit, i krijuar në dialog me këtë regjim. Një grup artistësh dhe akademikësh serbë i janë drejtuar këtij festivali me një letër të hapur, në të cilën i kërkojnë anulimin e shfaqjes së filmit, të cilin e shohin si një platformë përmes së cilës qeveria serbe mund të promovojë axhendën e saj.
Letra
Ambasada e Rusisë: "Kërcënimi Rus", gjueti shtrigash. Shqipëria po quan dizinformim edhe ndihmën sovjetike
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka publikuar pak më parë në faqen e vet në Facebook një koment polemizues ndaj atyre që i quan akuza se Rusia po drejton një fushatë dizinformimi në rajon. Ambasada i referohet një dokumenti zyrtar – Strategjisë kundër Ndërhyrjes së Huaj dhe Dizinformacionit 2025-2030, që sipas saj huazon pjesën më të madhe të materialit nga një “studim” i autorizuar nga disinfo.al, një faqe që siç vihet në dukje, ndër të tjera financohet nga “i vetëdiskredituari USAID”.
Zhdanov i vetësatirizimit, Basha rishpik veten si Luli! Për PS-në: 7x7=313
Ka disa ditë që Lulzim Basha është shfaqur me një profil të ri mediatik që ndryshon nga ai i formatit të zakonshëm që jemi mësuar. Basha në makinë, me një mënyrë të foluri të personalizuar si “çun lagjeje” që i drejtohet kryeministrit si “Rame”. Xhup lëkure, bluzë me kapuç në makinë, Lulzim Basha, ka hyrë përfundimisht në kremastarin e Lulit. Ai është sot më Lul se ç’ka qenë ndonjëherë.
7x7 bëjnë 313
thoshte sot, duke i kujtuar “Rame-s” se “shokët i ka në burg”.
Dhjami, ose "Gjama e Arbrit"
Lezha përkujtoi në një mënyrë të veçantë 557-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Autoritetet lokale dhe përfaqësues të klerit katolik inskenuan pranë memorialit të Gjergj Kastriotit, 'Gjamën e Burrave
Ide për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për mbrojtjen e ish-Atdheut!
Ka disa prononcime të një deputeti të Partisë Socialiste, Denis Deliu, sipas të cilit në vend duhet rikthyer shërbimi i detyrueshëm ushtarak.
Unë jam pro rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak pasi brezit të ri i bën mirë. Ndërkohë që rrit kapacitetet për FA dhe për shtetin shqiptar për të siguruara mbrojtjen. Por duhet para pasi ka edhe kosto
Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë
Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe tymuese. Mediat raportojnë edhe për të plagosur.
Policia grabit natën ujin e Tragjasit
Në fshatin Tragjas, policia ka ndërhyrë natën me rreth 200 trupa për të shembur një ndërtesë në fshat dhe për të realizuar synimin e biznesmenit të Palasës për të marrë ujin fshatit dhe krahinës. Fjalët janë të kota; banorët e zonës deklarojnë se do të mbrojnë ujin me çdo mjet, çka të kujton protestën e Shushicës, që mbronte ujin nga i njëjti biznesmen që ka zgjatur këmbë e duar ngado në Shqipëri dhe i duhen shkurtuar njëherë e mirë. Ngjarja shkon pak a ashumë kështu:
Fotolajm/Protestë masive në Athinë për tragjedinë e Tempes
Dy vjet pas tragjedisë së Tempe, në Greqi është zhvilluar një protestë apo grevë kombëtare që duket se përfaqëson diçka unike në përmasa. Irritimi lidhet me faktin se dy vjet pas aksidentit hekurudhor ku gjetën vdekjen 57 njerëz janë zbuluar të dhëna për dijeninë dhe përgjegjësinë e qeverisë.

Çështja "Gëllçi" ofron premisë juridike më shumë për çështjen "Meta" sesa "Veliaj"
Ka një paradoks të madh që po zhvillohet me çështjen “Veliaj”. Teksa bëhet zhurmë e madhe se Strasburgu me çështjen “Gëllçi” legjitimon shkeljen e bërë me arrestimin e Erion Veliajt, në të vërtetë rrezikohet të bëhet një autogol.
Strasburgu na thotë se autoritetet patën të drejtë kur dhanë masë sigur arrest me burg për Gëllçin, por nuk kishin të drejtë ta mbanin atë përtej një afati pa provua pretendimet e tyre. Pra z. Gëllçi është viktimë e një shkeljeje ligjore që ka sjellë kufizimin e lirisë së tij, por jo për masën e arrestit si të tillë.
