Lajme

Publikimi i poezisë shqipe ka për ne rëndësi politike të veçantë

Postuar në 15 Dhjetor, 2024 14:13

 

Jazra Grozni Khaleed nuk është thjesht një nga heteronimet letrare të poetit grek emërmohues, kineastit, përkthyesit dhe botuesit, por edhe emri me të cilin tashmë e thërrasim të gjithë të njohurit dhe miqtë e tij. Kur lexova për herë të parë biografinë e tij, mendova se kisha të bëja me një poet me origjinë çeçene, që me siguri kish lindur a ardhur në Greqi në moshë të vogël, sepse gjuha e poezive të tij ishte shumë e zhdërvjellët dhe e pasur nga ana leksikore për të qenë greqishtfolës i vonë.

Greqia blen armë nga Izraeli për t'u mbrojtur nga Turqia

Postuar në 14 Dhjetor, 2024 19:02

Greqia është duke diskutuar për blerjen nga Izraeli të 36 njësive të sistemit raketor të artilierisë, PULS, në kuadër të masave për modernizimin e ushtrisë.

Kontrata mendohet të arrijë në 600 – 700 milionë euro në kuadër të një negociate më te gjerë që përfshin blerjen edhe të një sistemi mbrojtës. Në total Greqia mendon të shpenzojë 2 miliardë euro për mbrojtjen vetëm me Izraelin.

Suksesi i shtetasit Erjon Veliaj

Postuar në 11 Dhjetor, 2024 19:47

Të kapesh pas fijes së barit. Kjo shprehje i jep kuptim përpjekjeve mjerane moralisht dhe intelektualisht të kryebashkiakut të Tiranës – shtetasit Erjon Veliaj – që pas procedurave hetimore të nisura ndaj tij, tenton të kundërpropagandojë me të ashtuquajturat suksese të tijat. Në një pritje të organizuar me trupin diplomatik dhe përfaqësues të komuniteteve fetare – kategori që shkojnë në çdo festë – shtetasi Erjon Veliaj ndër të tjera ka thënë:

Madhëria dhe Shenjtëria e Tij(Tyre) në cirkun e Shqipërisë së Mbrapshtë të 2024-s

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 17:47

Gazeta “Tema” njofton lajmin e madh se Edmon Brahimaj ka marrë çmimin “Nderi i shoqatës Tomorri”. Edmond Brahimaj është Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Shqipërisë që ka nisur të tingëllojë si shtëpi mode, si brand i dytë pas kryebrand-it Edi Rama dhe i shton titujve të vet edhe këtë zilen e shoqarës në fjalë.

Ta tundë si duhet se helbete i takon.

Rusia nis prodhimin masiv të vendstrehimeve të lëvizshme bërthamore

Postuar në 19 Nëntor, 2024 13:11

Instituti Kërkimor i Ministrisë së Emergjencave në Rusi, ka njoftuar nisjen e prodhimit masiv të vendstrehimeve të lëvizshme “KUB-M” që janë në gjendje të ofrojnë një mbrojtje fillestare ndaj kërcënimeve të ndryshme si bombat, radiacioni apo fatkeqësitë natyrore.

Video/Akte dhune në Amsterdam. Spekullime në mediat sociale për provokim nga Mossad-i izraelit

Postuar në 11 Nëntor, 2024 23:50

Në mediat sociale po raportohen akte dhune në Amsterdam. Djegie e një tramvaji dhe sulme. Disa llogari flasin për "të rinj afrikanoveriorë dhe të Lindjes së Mesme", por shumë prej komentuesve i cilësojnë sulmet si provokim të Mossad-it.

Sitcomi Itali-Shqipëri. Imigrantët kthehen prapë në Itali

Postuar në 11 Nëntor, 2024 18:54

Vjen së fundmi një njoftim ekzemplar:

"Eva Mane thotë jo te pallati, por te Rolling Hills". Meta: Ok, duhet edhe sauna dhe hamam

Postuar në 24 Tetor, 2024 20:34

Nga dosja e SPAK për Ilir Metëm, BIRN ndër të tjera sjell edhe këtë pasazh: 

Kjo rezulton nga përgjimet telefonike. Mos ka bërë shaka Meta? Ku i dihet, SPAK-u bën drejtësi me regji. Çështja është se këto duken të gjitha të besueshme.

Cili ishte roli i Shqipërisë në politikën e BE-së "të paqëtimit me Serbinë"?

Postuar në 18 Tetor, 2024 17:29

Gazeta “Koha Ditore” sjell në vëmendje një shkrim të një politologu gjerman, Alexander Rhotert publikuar në “Tageszeitung” të Berlinit. Ideja qendrore e autorit në fjalë është se tashmë është përvojë e konfirmuar se politika e paqëtimit që BE-ja dhe SHBA ndoqën ndaj Serbisë së Aleksander Vuçiçit nuk funksionoi. Madje dështoi.

Jourova thotë se "Musk promovon gjuhën e urrejtjes". Po urrejtjen kush e promovon?

Postuar në 17 Tetor, 2024 20:19

E keqja është gjetur. Tani është Irani, CRINK, aleanca ushtarake e Lindjes dhe Elon Musk. Ky i fundit nuk dallon dot të ligën nga e mira, sipas zv.presidentes së Komisionit Europian, Vera Jourova.

Musk ka patur përplasje ne BE-në për rregullimin pas blerjes së Tuiterit, pasi sipas europianëve ai ka lejuar gjuhën e urrejtjes. Dhe për Jourovan kështu ai promovon të keqen.

Puna është se nga vjen urrejtja që nxit apo artikulohet në atë gjuhë? Askush nuk e thotë, por me siguri që një shkak është hipokrizia e atyre që drejtojnë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme