I pabesueshëm edhe me standardet e tij

Postuar në 05 Maj, 2025 22:04

Në një diskutim në MCN Tv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka deklaruar ndër të tjera, se kontrata e Partisë Demokratike për lobim në SHBA, ka probleme me ligjin shqiptar dhe do të kthehet në bumerang.

Duke folur për këtë çështje, Rama ndër të tjera tha, se kontrata nuk e përjashton Sali Berishën nga përgjegjësia, pasi për analogji siç tha ai, nuk ka mundësi që PS-ja p.sh të firmosë një kontratë lobimi dhe të mos dijë gjë ai si kryetar apo Blendi Klosi si Sekretar i Përgjithshëm.

Problemi është se ky arsyetim nuk përkon shumë me arsyetimin e përhershëm se një ministër kur hetohet apo dënohet penalisht, askush nuk di gjë veç tij. Edhe pse kemi të bëjmë me administrim të fondeve publike.

Është e vështirë të besohet ky njeri në pozicionin ku ndodhet dhe ku e ka vënë veten me standardet e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.