Nevoja për një rol të ri dhe të fuqizuar të OKB-së

Postuar në 08 Maj, 2025 21:01

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin ka deklaruar se në situatën e sotshme roli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara po rritet. Me rastin e 80-vjetorit të Ditës së Fitores, Putin madje ka nënvizuar se një organizatë si OKB-ja do të duhet të fuqizohet më tej.

Është jetike të fuqizohet funksionet e saj bazë të koordinimit për të menaxhuar në mënyrë efektive çështjet globale dhe për të siguruar pjesëmarrje strikte në normat themelore dhe parimet e ligjit ndërkombëtar të mishëruara në Kartën e OKB-së – duke ruajtur integritetin, ndërlidhshëmrinë dhe synimin e tyre të plotë

citohet Putin.

Mesazhi për fuqizimin e një institucioni të tillë, që mishëron formën më të elaboruar të rendit të pas Luftës së Dytë Botërore, vjen ndërkohë që administrata e re amerikane e Donald Trump ka paralajmëruar largimin nga OKB.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.