Mesazhe mes Kurtit dhe Friedrich Merz
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar sot në rrjetin “X” Friedrich Merz për zgjedhjen në detyrën e kancelarit të Gjermanisë. Kurti shpreh vullnetin për të thelluar bashkëpunimin, një mesazh të cilin Merz, në mënyrë domethënëse e ka replikuar me një falenderim po në rrjetin social në fjalë.
Është një komunikim që duhet vlerësuar pasi në mënyrë qoftë edhe protokollare ilustron se kancelari i ri i Gjermanisë e ka rajonin në fokus të punës së vet të ardhshme.
Add new comment