Bie në Oqeanin Indian, sonda kozmike sovjetike "Kosmos 482"
Agjencia Ruse e Hapësirës raporton se një anije kozmike e epokës sovjetike është rrëzuar në Gjermani. “Kosmos 482”, pjesë e programit “Venera” në orbitën e Tokës në orën 2:24 – ora e Lindjes - të mëngjesit të datës 10 maj, ose 9:24 të paradites me orën e Moskës. Hyrja në orbitë u gjurmua nga një radar në Gjeramni dhe rënia ndodhi 560 km në perëndim të ishullit Andaman i Mesëm, në Oqeanin Indian.
Sonda ishte një relike e programeve sovjetike, nisur në vitin 1972, në kuadër të të cilave u lëshuan drejt Venusit 11 njësi hapësinore nga të cilat 10 u ulën. “Kosmos 482” pësoi një keqfunksionim në stadin e sipërm të shkëputjes me kohëmatësin që solli fikjen e motorrëve shtytës.
Për pasojë, sonda 500 kg nisi të deorbitojë gradualisht dhe mbijetesa e saj 53 vjeçare i dedikohet projektimit të posaçëm për mjedisin e Venusit: 464 gradë Celcius, realizuar me materiale të veçanta për të përballuar hyrjen e kontrolluar në atmosferën e dendur të Venusit.
Add new comment