Lajme
250 persona me probleme të shëndetit mendor mbahen në mënyrë të paligjshme në burg
Afro 250 persona me probleme të shëndetit mendor mbahen në mënyrë të paligjshme në burg, ndërkohë që duhet të ishin në klinika të specializuara. Shqetësimi u ngrit nga Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi Robert Gajda. Në një intervistë për MCN Tv, Gajda thotë:
Pa fanfara dhe dërdëllitje/Greqia si fuqi perëndimore në Ballkan duhet të afrojë fqinjët "e vegjël" drejt Europës
Kryeredaktori i gazetës greke “Kathimerini”, gazetari i njohur Alexis Papchelas, ka publikuar dje një shënim mbi dy ngjarjet e fundit rajonale që prekin Greqinë. Takimi i kryeministrit Edi Rama në një stadium në Athinë dhe deklarata e presidentes së Maqedonisë së Veriut që refuzoi të përdorte emrin kushtetues të vendit në fjalimin inaugurues të saj. Papachelas cilëson se “Greqia është vendi serioz, i fuqishëm, pastërtisht Perëndimor, pastërtisht demokratik dhe europian në një fqinjësi famëkeqe, të vështirë dhe të paparashikueshme”.
A luftojmë edhe ne për identitetin kulturor europian?
Në një opinion të publikuar në “Politico”, Jan Jambon, ministri flamand për Punët e Jashtme dhe Kulturën, vë në dukje se paradigma kryesore mbi të cilën duhet të orientohet përpjekja identitare europiane është kultura. Sipas tij ky është një mësim i vjetër me shembuj të rinj si ajo anekdoda që i mvishet Churchill që refuzoi të largonte pasurinë e muzeumeve të Londrës duke u hakërryer: për çfarë po luftojmë atëherë?
Europa ka nisur luftën hibride ndaj vetes në Kosovë dhe Ballkan
Gazeta “Koha Ditore” mban sot tri tituj të ndryshëm për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës që do të duhet të votohet së afërmi. Gjermania kërkon që të ketë hapa konkretë për Asocacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Franca gati e kushtëzon votën pro me dërgimin në Kushtetuese të Asocacionit, kurse Britania e Madhe mbështet pa rezerva anëtarësimin e Kosovës.
Ndërkohë raporterja Bakojanis dhe Asambleja ka rekomanduar anëtarësimin e vendit të cilit i mbahen në fuqi masa sanksionuese, premisat për të cilat nuk ekzistojnë më.
Më i sigurtë se Ruanda? Londra konsideroi edhe Irakun për deportimin e azilkërkuesve
Qeveria britanike fitoi betejën juridike për të trajtuar kërkesat e azilkërkuesve në Ruanda nën argumentin se Ruanda është një vend i sigurtë. Mirëpo këtu nuk ka asgjë parimore dhe ajo që bëri Londra zyratre është të hiqte qafësh një kontigjent njerëzish të padëshiruar për higjenën sociale të metropolit. Konfirmohet tërësisht një qasje e tillë nisur nga raportime të mediave në Britani, sipas të cilave në procesin e shqyrtimit të opsionit të deportimit, përveç Ruandës, qeveria britanike konsideroi si vend të mundshem edhe Irakun.
Rasti kur individi ushqen neverinë përtej "gabimeve" miliona euroshe
Kryebashkiaku i Tiranës, ky i sotmi, ka për t’u mbajtur mend gjatë si një ndër njerëzit me nivelin më ordiner të shqipes dhe komunikimit që mund të ketë patur ndonjë titullar administrativ. Pasi ka dalë nga SPAK, ku ka dëshmuar për 8 orë rresht – dëshmi që e paraqiti si bashkëpunim me kolegë – z. Veliaj, i vetëquajtur si Zdromsi i Tiranës – ka lëshuar një lumë fjalësh ndaj opozitës dhe përfaqësuesve të saj, për të kaluar, gjatë mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, në një propagandim të radhës të njeriut që punon.
Petrua kundër tradhëtarëve
Petro Koçi ka vendosur të ndalojë tradhëtarët e kombit që të kandidojnë në zgjedhje. Shkaku është Fredi Beleri, por meqë ligji shqiptar nuk ka ledhe për të tilla gjëra, z. Koçi është kujtuar ta bëjë. Ja sesi e arsyeton ai këtë:
Thuajini një fjalë Vuçiçit!
Për ata shqiptarë të Shqipërisë sidomos që shohin te Aleksandër Vuçiç mishërimin e një politike të zgjuar serbe, të një diplomacie fine dhe me qitje të largët, sot ka qenë dita që të zgjohen nga kompleksi jugosllav. Serbia ka bërë një ditë pas dështimit në KiE atë që ka ditur të bëjë përjetësisht: xhandarizimin e politikës.
Çështja "Beleri", problem afatgjatë besimi me Greqinë
Në një intervistë televizive kryeministri Edi Rama ka dhënë ndër të tjera këtë përgjigje sa i përket marrëdhënieve me Greqinë rreth çështjes “Beleri”:
Donkishotizëm në Beograd
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se Serbia ndodhet para një sfide që është miratimi në OKB i një rezolute për Srebrenincën.
Ne jemi njoftuar mbi qëndrimin zyrtar që ata do të lobojnë dhe luftojnë për atë rezolutë…Ne do t’i kundërvihemi më vendosmërisht nga sa ata mendojnë
citohet Vuçiç.