Lajme
Thirrje që NATO dhe SHBA të rishikojnë vendimin për bazën e Kuçovës
Në një opinion të publikuar në gazetën greke “Kathimerini”, Michael Rubin nga “American Enterprise Institute” paralajmëron SHBA dhe Perëndimin mbi politikën e jashtme të Shqipërisë, manifestuar kryesisht si qëndrime të kryeministrit Edi Rama. Rubin vendos një paralele – klasike nëse mund të shprehemi kështu në politologjinë amerikane – mes natyrës së shtetit dhe pushtetit dhe politikës së jashtme që do të jetë patjetër refleks i të parëve. Dy shembuj sillen në këtë kuadër për
SPAK nuk (duhet të)merret me motivet e Ahmetajt, por provat dhe dëshminë e tij
Arben Ahmetaj është i poshtër. Pse Arben Ahmetaj foli? Si e inskenoi intervistën me gazetarët e RAI 3?
Këto janë disa “pyetje” mbi daljen e fundit të ish-zv.kryeministrit në mediat italiane, prej nga ku u hodhën akuza sipas të cilave në zyrën e kryeministrit Edi Rama ai ka parë mafiozë të hyjnë e të dalin.
Garda duke lypur kushtet bazë
Një ankesë e bërë në MCN Tv nga disa punonjës të Gardës së Republikës për kushtet e punës dhe trajtimin e tyre, ka sjellë hetim administrativ nga institucioni. Përtej alibisë së njohur tashmë “bëj kërkesë zyrtare për informacion”, përfaqësues të Gardës së Republikës janë shprehur se Rregullorja e Gardës nuk lejon krijimin e sindikatave ndaj edhe ka nisur hetimi.
Avokatë për Zhvejkun e financës
Pas kalimit në dyert të gjykatës të skandalit të Mikrofinancës, në media ka nisur kundërofensiva e njerëzve të “sistemit” për të mbrojtur shëndetin e sistemit. Themi njerëz të sistemit sepse janë po këta që thonë se “raste të veçanta nuk mund ta vënë në dyshim sistemin”. Në dy intervista, avokati Bledar Cenameri i “CLO Legal Solutions” dhe Arlinda Muja e shoqatës “Mikrofinanca” vënë në dukje se i ashtuquajtur sistem ka rregulla të qarta dhe askush nuk duhet të druhet.
"Ekspertët" në mbrojtje të Krye-ekspertit
Në revistën “Monitor” është shfaqur me një shkrim, Emin Barçi, një ekonomist që dikur ishte si përmbarues personal i Fatos Nanos kryeministër. Z. Barçi shkruan ndër të tjera se ajo që ka ndodhur me kompanitë e mikrokredive lidhet kryesisht me mungesën e kulturës financiare të kredimarrësve ndërkohë shton se:
Rasti po përdoret për sulmuar sistemin bankar dhe financiar
MUND të ketë ndikuar edhe Informaliteti tek Euro
Në datën 23 shkurt të këtij vit, Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko doli me një shkrim në revistën “Monitor” përmes së cilës sqaronte versionin e tij se pse ishte forcuar monedha vendase, Lek. Ndër të tjera z. Sejko theksonte se:
Le Pen ftesë për Melonin: Të krijojmë grupin e dytë më të madh në PE
Drejtuesja e të djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, ka ftuar kryeministren italiane Giorgia Meloni që të bashkohen në krijimin e një grupi të përbashkët në Parlamentin Europian që do të bënte të djathtën njësinë dytë të PE-së.
Është koha të bashkohemi, do të ishte me të vërtetë e dobishme. Nëse ja dalim, ne do të bëhemi grupi I dytë në PE. Mendoj se nuk duhet të lëmë që një mundësi e tillë të na ikë
Mikrokreditë? Guvernatori ngre supet dhe propozon rregullime të reja
Ka dalë në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Ai u thirr për skandalin e mikrokredive që ka kohë që zien në media, por për të cilin z. Sejko nuk ka folur. Ndër të tjera Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka pranuar se problemet me mikrofinancat janë evidentuar në vitin 2015, por mjetet për të vepruar sipas tij kanë qenë të kufizuara. Më tej Sejko solli disa propozime:
Video/E përsërit edhe njëherë atë të raketave të Izraelit?!
Injorojeni siç bëjnë në Prishtinë dhe Athinë
Zoti Rama duket se e ka kompleks të madh injorimin që i vjen nga Kosova. Si një person që u mësua të nënshtrojë këdo në PS, që pa që ata që dikur u lëpihej deri në neveri, i lëpihen tani, si person pra që pa në vetë të parë se çdokush ka çmim, dhe si një qenie që vuan deri në torturë begenisjen e tjetrit, z. Rama nuk po di se çfarë të bëjë tashmë për ta homogjenizuar turmën shqiptare rreth vetes, të cilën e sheh si obeliskun e kombit.