Shqetësime publicitare për stigmën ndaj sahanxhinjve të Izraelit. Po kur media quhej Kazan!!!

I shihni këta? Janë viktima të sulmeve të koordinuara. Kështu po thonë. Djemtë më të mirë u është vënë syri i armiqve. Arsyeja: shkuan në Izrael dhe kaluan bukur. U shanë e u neveritën(gazetarët) se bënë sikur nuk e dinë që Izraeli ka vrarē fëmijë në Gaza, ka rrafshuar çdo gjë. Prisnin lule vallë? Ja se i pret në takim Bajram Begaj që kujton se është presidenti.
Ka media që raportojnë se kanë nisur hetimet për çështje të sigurisë kombëtare. A thua ka një të tillë këtu?! Mund të shkosh kudo e të të shajnë. Në lëvizje po vihen për Izraelin, me të cilin ka lidhur pipzat shakaxhiu i strategjisë. Komikja vjen me një reagim të Uniomit të Gazetarëve. Zhurmë për asgjë sepse asgjë nuk ndodh. Thjesht po shprehet neveria për ca qylaxhinj turesh dhe vizitash nga të cilët me përkufizim pritet një qëndrim meqë ky zanat e kërkon një gjë të tillë.
Alarmi lidhet edhe me deputetët dhe këtu të dhjet fare. Po kush u shqetësua që thundrakët e Parlamentit tunden e dridhen para Izraelit?
E çuditshmë megjithatë që sot ankohen për stigma e kërcënime nga media e profile, dje e mbyllnin buçen kur Palaçua që qeveris i quante Kazan. Pse vallë?!
s.zaimi

Add new comment