Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK-ut
Klodian Braho është drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që i ka dhënë Brahos 7 vota pro. Ai u zgjodh mes katër kandidatëve të tjerë, Adnan Xholit, Doloreza Musabelliut, Elvin Gokajt.
Në seancë kanë marrë pjesë përfaqësues të trupit diplomatik si nga ambasada e SHBA dhe ai i BE-së. Drejtuesi i SPAK ka mandat tre vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Add new comment