Abuzim me blerjen e pajisjeve VLT të Llotarisë Shtetërore, arrestohet ish-zv.kryeministri Artan Grubi
Sot është arrestuar Artan Grubi, ish-zv.kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pamjet e ndalimit janë bërë publike. Grubi është pjesë e establishmentit shqiptar të politikës maqedonase. Ai është arrestuar në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati
Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, dhe në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami. Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende nëse Grubi do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit apo do t’iu dorëzohet autoriteteve gjyqësore më vonë gjatë ditës.

Add new comment