BE, shuplakë edhe për nenin 242

Postuar në 17 Shkurt, 2026 18:56

Zyra e BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me nismën e propozuar një ditë më parë nga Partia Socialiste për ndryshimin e ligjit për pezullimin e zyrtarëve të lartë.  Pas interesimit të MCN TV, zyra e BE-së në Tiranë bëri të ditur se po monitoron nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt.

BE-ja monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane. 

Kjo përfshin edhe zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shteti i së drejtës dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i gjyqësorit në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së.

Retorika që nxit mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale është kundërproduktive

Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi jetike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.