Lajme

Dokumenti i vitit 2016 i qeverisë Rama: Zvërneci dhe Narta, fshatra greqishtfolës

Postuar në 02 Qershor, 2026 15:35

Kryeministri Edi Rama u shpall i paditur për ekzistencën e grekëve në Zvërnec dhe Nartë. Analistë të zhubrosur të tranzicionit kanë dalë duke deklaruar se pala greke ka kërkuar që Narta dhe Zvërneci të jenë zona minoritare dhe Edi Rama ka refuzuar me vendosmëri.

Ne jemi të grekut!

Postuar në 02 Qershor, 2026 14:39

Një ditë pas protestës në Tiranë, të cilën shumë prej njerëzve të afërt të kryeministrit e interpretoi si të frymëzuar nga grekët, Edi Rama ka moderuar gjuhën duke pranuar se të gjitha palët janë legitime dhe se duhen dëgjuar.

Por pse iu desh dje të ngrinte kauzën greke? Përgjigja gjendet te masiviteti në protest të cilën sot kanë dalë ta menaxhojnë kukullat e radhës që flasin për brande ndërkombëtare e kështu me radhë.

Ivanka Trump: Sazani, ishull privat

Postuar në 02 Qershor, 2026 13:35

Në një bisedë me David Senra, Ivanka Trump, deklaron se ishulli i Sazanit është privat. Ajo flet për 1400 ha tokë dhe 5 milje plazh që i takojnë zhvillimit prej saj. Trump e cilëson projektin si kulminacion të karrierës së saj në fushën e pasurive të paluajtshme.

Mitropoliti i Korçës: Ka agjenda për shpërbërjen e familjes shqiptare

Postuar në 01 Qershor, 2026 17:47

Në një meshim, Mitropoliti i Korçës ka bërë thirrje që të mbrohet familja e cila është vënë nën sulm frontal me synimin që të kalohet nga qytetarë në konsumatorë. 

https://www.facebook.com/reel/1874241039919077

Video/Rama në burg! Berisha në burg!

Postuar në 31 Maj, 2026 23:00

Qielli ka nisur të qartësohet:

Porto Romano përflitet se do kthehet në qendër logjistike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 30 Maj, 2026 00:45

Shqipëria po përshpejton investimet në infrastrukturën e mbrojtjes me synimin për t’u shndërruar në qendrën kryesore logjistike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

RKS i referohet një  takimi të zhvilluar më 29 maj 2026 në selinë e SHAPE në Mons të Belgjikës, ku ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u prit nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Europë (SACEUR), gjenerali Alexus G. Grynkewich. 

Një dialog polemik me drejtësinë që duhet botuar si libër

Postuar në 28 Maj, 2026 23:53

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të lënë në burg Erjon Veliajn bën një shërbim publik dhe neuropsikotik: ai lë në burg Erjon Veliajn. Pas ankesës së disatë. E lë në burg. Burg. Pra në qyp.

Dhe e mbron shoqërinë nga materia e errët që lidhet me subjektin në fjalë. Pra edhe njëherë: Veliaj në burg. Burg ore burg!

Askush nuk mund të thotë dot tashmë se Veliaj e la në burg SPAK, Olsi Dado, GjKKO e kështu me radhë. E lanë në burg të gjitha gjykatat. Burg. Në burg. Ndaj kur logjika nis e ezaurohet hyn në lojë elegjia. Mero Baze prin kur sot ndër të tjera shprehet se:

Një e rrahur idiote që prostituohet prej 30 vjetësh nga hajdutët e Shqipërisë

Postuar në 28 Maj, 2026 15:22

28 maji po del dhe nisur nga ritmi i kohëve të sotme mund të kuptohet se pse hijenat socialiste kanë dalë një natë më parë për të kënduar vajin e zakonshëm të hurit që hëngrën në vitin 1996. Mund të tingëllojë disi brutale kjo gjuhë, por është e domosdoshme për të mos lejuar që disa gjallesa si këto që sot qeverisin duke vjedhur, të kërkojnë aureolën e heroit.

Erjon Braçe ka ripublikuar foton e njohur e stërnjohur të gjakosjes së tij, më herët publikohet fotoja e kërriçit që është kryeministër sot kur e rrahën nuk dihet se pse, mandej fotot e 28 majit.

Video/Projekti në Pishë-Poro fal 15 km bregdet. Pronarët anonimë

Postuar në 22 Maj, 2026 18:20

Protestë në Pishë Poro kundër hotelit të Kastratit dhe Kushner

Postuar në 16 Maj, 2026 18:26

Sot në Pishë Poro të Vlorës, në zonën e quajtur Hidrovori në Akërni, është zhvilluar një protestë e 100 aktivistëve të cilët kanë hedhur poshtë rrethimin e kompanisë që po ndërton dhe kanë hyrë brenda.

Në zonën në fjalë, e shpallur me ligj “Zonë e Mbrojtur” po ndërtohet një objekt shumëkatësh, përmes vendimeve të papublikuara dhe në shkelje të konventave.

Pamjet ofrojnë një shembull të radhës sesi institucionet shkelin ligjet që miratojnë vetë për interesa të ngushta dhe oportunizëm politik.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme