Një dialog polemik me drejtësinë që duhet botuar si libër

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të lënë në burg Erjon Veliajn bën një shërbim publik dhe neuropsikotik: ai lë në burg Erjon Veliajn. Pas ankesës së disatë. E lë në burg. Burg. Pra në qyp.
Dhe e mbron shoqërinë nga materia e errët që lidhet me subjektin në fjalë. Pra edhe njëherë: Veliaj në burg. Burg ore burg!
Askush nuk mund të thotë dot tashmë se Veliaj e la në burg SPAK, Olsi Dado, GjKKO e kështu me radhë. E lanë në burg të gjitha gjykatat. Burg. Në burg. Ndaj kur logjika nis e ezaurohet hyn në lojë elegjia. Mero Baze prin kur sot ndër të tjera shprehet se:
Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Erion Veliajt për t’u liruar nga paraburgimi, duke gjykuar një kërkesë të tij për zëvendësim mase arresti 13 muaj më parë. Vendimi erdhi pasi Gjykata e Lartë bëri një show me një vendim të unifikuar të Kolegjit Penal, duke krijuar idenë se do zbuste masat e paraburgimit, ndërkohë që i ka shtuar ato me shume pas vendimit. Për më tepër, erdhi dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që urdhëron Gjykatën e Lartë të shqyrtojë paraburgimin e Veliajt, duke ia hedhur poshtë vendimin e parë asaj
Pra burgu për Veliajn edhe sikur të jepet nga Haga nuk vlen. Është padrejtësi. Sikur gjykata e shkollës së pëllumbave të dënojë Berishën, për Bazen ajo ka të drejtë dhe ka bërë drejtësi. Shumë mirë, çështje optike. Por Veliaj mbeti në burg. Në burg.
Nuk ka sesi të jetë e gjitha shkelje dhe keqkuptim. Po diçka ka bërë ai. Pa harruar faktin se askush nuk po do të flasë për pafajësinë e Veliajt, por vetëm për masën e sigurisë. Pra Veliaj të dalë nga burgu dhe “ne ta heqim qafësh këtë çështje”. Me “ne” është fjala për kalorësit e tryezës së Mbretit Artur që kujdesen për drejtësinë.
Është fatkeqësi ta shohësh këtë shfaqje. Fatkeqësi edhe sepse po asistojmë sesi disa njerëz po shndërrohen në kllouna të kauzave absurde për krijimin e të cilave ndihmuan vetë. Është absurde të shohësh mediat që luajnë lojë pushteti, pikërsht për atë që akuzojnë sot SPAK.
Ky është një dialog polemik me drejtësinë për të cilin meriton të shkruhet një libër, me titull alla Kadare meqë Baze e adhuron.
Le të llapë aty edhe Veliaj nga burgu. Burg me disa vendime. Burg!
s.zaimi

Add new comment