Dokumenti i vitit 2016 i qeverisë Rama: Zvërneci dhe Narta, fshatra greqishtfolës

Postuar në 02 Qershor, 2026 15:35

Kryeministri Edi Rama u shpall i paditur për ekzistencën e grekëve në Zvërnec dhe Nartë. Analistë të zhubrosur të tranzicionit kanë dalë duke deklaruar se pala greke ka kërkuar që Narta dhe Zvërneci të jenë zona minoritare dhe Edi Rama ka refuzuar me vendosmëri.

Për herë të parë dje dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta ngaqë jam injorant. U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Siç ka ndodhur më parë edhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë.

Që të jetë një akt dhune nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë për të nënvizuar etninë e protestuesit, kjo është diçka që, sipas meje, nuk i shërben marrëdhënieve tona, të cilat janë përsëri në ditët e tyre më të mira

u shpreh z. Rama

Lidhur me këtë pretendim të rremë të z. Rama ka dokumente zyrtare të shtetit shqiptar sipas të cilave në të dy fshatrat ka banorë të kombësisë greke. Raporti i 4-t i Shqipërisë në zbatim të nenit 25 të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare depozituar në nëndor 2016, përcakton pakica në Nartë dhe Zvërnec. Diçka që kryeministri duhet ta dinte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.