Një e rrahur idiote që prostituohet prej 30 vjetësh nga hajdutët e Shqipërisë

Postuar në 28 Maj, 2026 15:22

28 maji po del dhe nisur nga ritmi i kohëve të sotme mund të kuptohet se pse hijenat socialiste kanë dalë një natë më parë për të kënduar vajin e zakonshëm të hurit që hëngrën në vitin 1996. Mund të tingëllojë disi brutale kjo gjuhë, por është e domosdoshme për të mos lejuar që disa gjallesa si këto që sot qeverisin duke vjedhur, të kërkojnë aureolën e heroit.

Erjon Braçe ka ripublikuar foton e njohur e stërnjohur të gjakosjes së tij, më herët publikohet fotoja e kërriçit që është kryeministër sot kur e rrahën nuk dihet se pse, mandej fotot e 28 majit.

Me çfarë kemi të bëjmë? Kemi të bëjmë me një fëlliqësirë politike që sot kërkon të thithë sadopak legjitimitet nga një ngjarje e trashë politikisht e 30 viteve më parë. Kanë kaluar 30 vjet. Kush ka jetuar asokohe si i rritur e di shumë mirë se socialistët as i pirdhte kush; ishte Sali gomari që i bëri heronj. Duke mos vënë kontroll mbi ca druvarë të policisë dhe SHIK apo mbi ndonjë hijenë të dyshimtë si Agim Shehu që në fund prodhuan një incident që mund të shmangej. 

E njëjta gjë ndodhi me gazetarinë e kohës që pësoi dhunë sporadike, duke na ngecur sot lehësit profesionistë që janë edhe më të korruptuar sesa politika.

Problemi me këtë ngjarje dhe mënyrën sesi ajo prostituohet në memorien e viteve për midenë e disa socialistllarëve të sevdallepsur me veten, është se ajo nuk ka të bëjë edhe aq me demokracinë në këtë vend. Por me faktin se sikurse shprehej një fanatik i Sali Berishës që më vonë u bë socialist, se Sali Berisha nuk u bë kurrë ai trimi që hiqej e hiqet se është. Nuk e shkrepi mirë aty ku duhej dhe të ndahej shapi nga sheqeri me këto histori fanolistësh të rinj që me mendjen dhe zemrën te Shqipëria, vjedhin e plaçkisin duke kuisur si kurvat me moralin e heroizmave të rreme. Kur ishin vetëm viktima të një idioti dhe kaq.

s.zaimi

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Zgjedhjet e viti 1996 duhen pare ne kontekstin e humbjes se referendumit dy vite me pare. Frika se ata qe kishin qene ne pushtet per 45 vite me radhe mund ta rimerrnin perseri pushtetin, kesaj here me vote, beri qe te hidhej ai hap i panevojshem nga strukturat e pushtetit( shume jane te mendimit, qe PD-ja do t'i kishte fituar zgjedhjet gjithsesi). Ismail Kadare e pat quajtur kete si "padurim te socialisteve (ish-komunisteve) per te ardhur perseri ne pushtet". Ne kete kontekst duhet pare edhe dhuna ndaj protestuesve socialiste atekohe. Te jemi te sinqerte: situata te tilla politike, edhe vendet me demokratike te Perendimit, i kane zgjidhur me mjete jo-demokratike; nganjehere kjo duket se eshte nje zgjidhje e pashmangshme. Imagjinoni sikur ne Gjermanine e pasluftes, e njejta parti qe kishte cuan vendin ne katastrofe, te ndryshonte emrin dhe te kandidonte krejt normalisht, sikur nuk kishte ndodhur asgje! Edhe ne Spanjen e post-Frankos u gjet pak a shume nje zgjidhje e tille ( me ndermjetesimin e Mbretit). Ne Itali ishte nderhyrja e fuqishme e CIA-s qe me krijimin e asaj organizates sekrete beri gjithcka qe te ndalonte komunistet te vinin ne pushtet, dhe ia dolen. Berishen mund ta akuzosh per shume gjera, aq me teper qe ky eshte nje sport mjaft popullor ne Shqiperi; por duhet te kemi parasysh se i duhej te manovronte ne nje ambient qe dominohej nga propaganda e pushtetit te rrezuar; ishte ajo propagande qe beri te mundur humbjen e Referendumit ne vitin 1994. Imagjinoni edhe media e vetme "e lire demokratike dhe opozitare" sic ishte KJ , ishte ne fakt ne funksion te propagandes se ish-komunisteve; te gjithe gazetaret e saj ishin te majte, dmth ish-komuniste dhe bij komunistesh ( duke mos harruar edhe ish-agjente apo ish-bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit). Kjo ishte panorama e pergjithshme; shtoji kesaj edhe mungesen totale te eksperiences dhe pervojes politike dhe shteterore te pushtetareve te rinj, gje kjo e thene edhe nga vete BErisha, beri qe te ndodhte ajo rrokopuje politike ne ato vite.
Por, per mua fajtoret kryesore jane ata, per te cilet Kadare, qe jo me kot e citova, pat thene se jane te paduruar per tu rikthyer ne pushtet. U rikthyen dhe shpiken Korrupsionin. U rikthyen perseri ne 2013, kesaj radhe duke flakur tej shpikjen e pare te tyre si dicka te vjeteruar dhe shpiken Plackitjen totale....

Submitted by Arben (not verified) on

Perfekt titulli! Shume i sakte! Jane bere kaq bajate sa njeriu normal nxjerr zorret nga neveria e propagandes socialiste!

Por e keqja e madhe eshte se nje pjese e mire e ketij mileti e pranon kete propagande! Eshte efikase ne funksion te qellimeve te ketyre bajateve ne pushtet!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.