Balluku, çështje ndërkombëtare e Shqipërisë

Sot paradite, dy ambasada të dy vendeve kryesore europiane në Tiranë, ajo e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë, kanë dalë me deklarata të posaçme për imunitetin e deputetes së Belinda Balluku. E thënë thjesht, të dyja selitë diplomatike kanë kërkuar miratimin e autorizimit të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme për arrestimin e Ballukut, autorizim të cilin shumica socialiste e ka rrëzuar.
Mbas këtyre mesazheve, ka reaguar kryeministri Edi Rama sipas të cilit kërkesa e bërë nga dy selitë është në parim korrekte, por qëndrimi i shumicës socialiste dallon në një aspekt tjetër:
Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian; Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur; Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar Komisionit Europian;
Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor; Shumica qeverisëse bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë
Mbi këtë episod evidenohen disa elemetë:
Së pari se kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut vjen hapur nga partner ndërkombëtarë të Shqipërisë.
Së dyti, se kërkesa e SPAK për arrestin vlerësohet nga vende të BE-së si korrekte në raport me standardin europian të drejtësisë.
Së treti se kërkesa për shembuj të nivelit të lartë të ndëshkimit penal të korrupsionit është pjesë e negociimit praktik me Shqipërinë.
Dhe së fundmi, se kërkesa e bërë nga dy selitë diplomatike përkon me kërkesën publike të shumë mediave dhe gazetarëve ndaj të cilëve z. Rama nuk drejtohet me të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin kujdes. Dhe kjo tregon shumë për standardin e kryeministri dhe komplekset e tij.
s.zaimi

Add new comment