Paralajmërimi: OKB po përgatitet për përdorim të armëve bërthamore!

Postuar në 27 Mars, 2026 19:37

Mohamad Safa, drejtori ekzekutiv i një organizate ndërkombëtare të ndihmave – Vizioni Patriotik(PVA) ka njoftuar në rrjetin “X” dorëheqjen nga detyra. Përmes një letre të publikuar në rrjet, ai njofton se ka vendosur të ndërpresë të gjitha detyrat e tij si përfaqësues i PVA-së në OKB në New York, Gjenevë dhe Vjenë pasi siç thotë ai, ka kuptuar se:

Disa zyrtarë të lartë të OKB-së po i shërbejnë një lobi të fuqishëm dhe jo OKB-së

Në letrën e tij, Safa thekson se nuk mund të vazhdojë të jetë pjesë apo të dëshmojë se çfarë po ndodh, kur zyrtarët kryesorë të OKB-së refuzojnë të përshkruajnë atë që ndodh në Gaza si genocid, atë që ndodh në Liban si krim kundër njerëzimit dhe spastrim etnik, se lufta në Iran është e paligjshme nën ligjin ndërkombëtar, se Irani nuk përbënte kërcënim imminent për paqen në botë.

Safa vazhdon se ndonëse para vitit 2023 ka qenë një ndër njerëzit më të vlerësuar nga OKB, pas atij viti ai u përball edhe me kërcënime me vdekje dhe braktisje nga OKB. Safa e cilëson idenë e Iranit bërthamor si një trope të gjeneruar nga algoritmet e mediave sociale dhe mediave kryesore në botë, e gjitha dizinformuese siç vëren ai. Por ndoshta pjesa më kritike e dorëheqjes është njoftimi në “X” përmes të cilit Safa shton se aktualisht:

OKB po përgatitet për përdorimin e armëve bërthamore

për ta mbyllur mesazhin e vet me lutjen që Zoti ta bekojë këtë Botë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.