Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë: Çështja "Balluku" penalizon Shqipërinë në Gjermani

Postuar në 29 Mars, 2026 19:39

Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë  ka publikuar së fundmi një analizë për valën e re të zgjerimit të Bashkimit Europian, duke marrë në vështim optikën e tre kryeqyteteve me peshë: Berlinit, Parisit dhe Hollandës. Raporti nis me konstatimin se “zgjerimi i BE-së ka hyrë në një fazë kritike” për shkak të ndërthurjes së disa situatave dhe konteksteve që veprojnë mbi vendimmarrjen e unionit.

Sinjali për këtë u dha më 4 mars kur u refuzua propozimi që Ukraina të anëtarësohej shpejt dhe mandej të kushtëzohej për aksesin e plotë si anëtare me plotësimin e kritereve. 

Nëse Komisioni është ngarkuar nën modelin aktual të vijojë punën, fokus më i madh i duhet dhënë të ashtuquajturës pararojë ballkanike: Mali i Zi, Shqipëria

thuhet në raport.

Sipas dokumentit në fjalë, vendet e rajonit kanë shanse të përmbushin negociatat deri në fund të vitit 2028, në kuadër të të cilave në dhjetor 2025 u propozua rishikimi i traktit për pranimin në BE. Drafti propozon masa shtrënguese për ata anëtarë të rinj që nuk mbajnë zotimet e marra, sidomos sa i takon sundimit të ligjit.

Vendimet e reja mbi zgjerimin, si dhe koha për reforimin e pranimit, janë tashmë qartazi në dorë të shteteve anëtare të BE-së

shkruhet në raport.

Dokumenti vlerëson se diplomatët në tri vendet kryesore, Gjermani, Francë dhe Hollandë, janë më të përgatitur për të rimenduar parametrat për zgjerimin e ri, ndërkohë që lidershipi politik do të duhet të përftojë ende vëmendjen e duhur mbi këtë çështje. P.sh sipas raportit, në Gjermani pranohet pas dyerve se “zgjerimi duhet të shihet përmes logjikës gjeopolitike”, duke shtuar se meriton të aplikohet parimi i meritës. Nga ana tjetër përshpejtimi i integrimit të Ukrainës bie ndesh me “qasjen bazuar mbi meritën”, kështu që çdo inovacion në modelin e zgjerimit është i mirëpritur.

Mbi këtë çështje raporti prek konkretisht mendimin që dominon në Gjermani mbi Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Berlini e sheh Malin e Zi si një favorit solid dhe një histori suksesi me kosto të ulët që mund të bëhet katalizues për momentumin e ardhshëm të zgjerimit të BE-së në Ballkan...Ndërkohë Shqipëria do të vazhdojë të shihet poshtë kufirit kritik deri sa të marrë një vlerësim pozitiv me Raportin Udhëzues të Vlerësimit nga KE. Berlini priret të bëjë një vlerësim më strikt ndaj çështjeve të korrupsionit me profil të lartë në Tiranë sesa bëjnë shtetet e tjera. Berlini do të shohë ministra të dyshuar jo vetëm të larguar nga qeveria, por të hetura siç duhet nga prokuroria e posaçmes

shkruhet në Raport.

Nga ana tjetër, Hollanda mbetet e përqendruar në modelet e dikurshme të para-anëtarësmit çka penalizon Malin e Zi dhe Shqipërinë për të cilët Haga do të shprehë interes real kur të kenë përmbushur procedurat e negociimit. Franca është e hapur për zgjerimin drejt Ballkanit, por jo pa reformuar paraprakisht BE-në. 

Në finale, raporti sugjeron disa politika mes të cilave edhe risigurimi i favoritëve, Mali i Zi dhe Shqipëria të cilëve u duhet dhënë më shumë ndihmë në bisedimet e anëtarësimit.

s.zaimi 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.