Berisha: Ergys Agasi kontrollon prej kohësh SHISH-in

Postuar në 23 Dhjetor, 2025 15:32

Në një konferencë për shtyp kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjeruar akuzën publike për skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sa herë e kam denoncuar këtu para jush Ergys Agasin unë? Takimet e tij tek një lokal Sofra e Kuajve apo si quhej ajo... Kodra e Kuajve tek Shkëmbi i Kavajës, ku takohej Gysi Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela. Rregullisht. Dhe bashkërendonin krimet elektorale të dy. Dhe kur unë i denoncova, e ndërruan lokalin dhe shkonin takoheshin tek shtëpia e Gjushit. Pra, nuk i dinte SPAK-u këto 100%. Por Gysi Agasi, sapo erdhi në detyrë, i ka regjistruar vetë ata, me SHIK-un. Task-forcën e krijuar nga SPAK-u për të ndjekur zgjedhjet që u serviri, Gysi Agasi me SHIK-un e vuri në survejim, në regjistrim të plotë, telefonat dhe të gjitha. Dhe e dinë ata shumë mirë. Ata e dinë. Po heshtin sepse e dinë që Gysi Agasi ishte njeriu i Edi Ramës.

Kishte shkruajtur një gazetar me shumë të drejtë sot, ose dikush kush ishte thënë, zëvendëskryeministri në hije. Pra, të gjitha këto janë denoncuar. Është denoncuar prej kohësh që ai kontrollon Shërbimin Informativ Kombëtar. Jo një herë, disa herë dhe me fakte. Kurse për policinë e për Ministrinë e Brendshme s'e kishte gjë fare ai. Imagjinoni, kishte projekte për të marrë peng ministra

ka thënë Berisha.

Nuk është e qartë për çfarë informacioni flet aktualisht z. Berisha dhe sesi Shërbimi Informativ është i implikuar në këtë çështje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.