Shpopullimi dhe zëvendësimi - nga akuza te shifrat

Ka një zhurmë dhe shqetësim të vazhdueshëm për emigrimin në masë të njerëzve nga Shqipëria. Procesi fiziologjik i plakjes së popullsisë, emigrimi dhe hyrja e të huajve kanë përshkallëzuar perceptimin e një pjese të shoqërisë që e gjen veten duke shpjeguar Shqipërinë me termin Shpopullim.
Mund të nisë si një akuzë, si një pëshpëritje, apo deformim, por termi dhe termat në fjalë kanë në përmbajtjen e tyre një karaktaeristikë përshkruese që relatohen dhe relatojnë një realitet. Shpopullimi mund të jetë një kauzë politike shumë detonuese në rrethana të caktuara, ajo anon nga e djathta si nocion dhe mund të ushqejë klishe të vjetra dhe të reja kur numëruesit të saj i shtohen edhe të huajt, vizibiliteti i të cilëve ka prirjen të marrë ngjyrime stigmatizuese.
Një arsye për ta rënduar shqetësimin që kalon në brengë është sjellja e kryeministrit aktual që nëse në fillim deklaronte se ikja është shprehje e lirisë, më pas kaloi në venerim të punonjësve të huaj përkundër shqiptarëve që kanë shumë llafe. Kjo nuk është më shaka. As populizëm. Kjo tashmë është ekonomi. Për të kuptuar më mirë realitetin e shifrave dhe sa qëndron ideja se ne po na zëvendësojnë me të huaj, do të sjellim këtu të dhënat e INSTAT.
Së pari, INSTAT ka të publikuar një studim të vitit 2013 ku trajtohet emigrimi i shqiptarëve me hyrjet dhe daljet. Sipas këtij studimi rezulton se në vitet
2001-2011 janë 481 000 të larguar(243 000 meshkuj)
2001-2011 janë 139 827 të kthyer
Jepen mandej vetëm statistika për Imigrimin dhe Emigrimin nga viti 2018 deri në vitin 2022 që konkretisht janë:
Ndërkohë lidhur me idenë e përmbytjes së Shqipërisë nga të Huajt kemi këtë panoramë zyrtare:
Të huaj me leje qëndrimi:
|
2016 |
12 519 (66.5% nga Europa) |
|
2017 |
12 906 (59.2% nga Europa) |
|
2018 |
14 162 (58% nga Europa) |
|
2019 |
13 507(66.4% nga Europa) |
|
2020 |
13 609(56.8% nga Europa) |
|
2021 |
14 921(59.1% nga Europa) |
|
2022 |
18 151(73.3% nga Europa) |
|
2023 |
21 460(70.9% nga Europa)(6 630 të parregullt) |
|
2024 |
21 940(65.5% nga Europa) 1540 të huaj me qëndrim të parregullt |
Meriton vëmendje fakti se nuk kemi statistika të ikjes dhe ardhjes pas vitit 2022 dhe kjo patjetër që ka një arsye. Ose ushqen idenë se kemi të bëjmë me një arsye. Emigrimi sigurisht që është një problem europian, rajonal dhe veçanërisht shqiptar të cilit tani i bashkohet edhe plakja me hyrjen e të huajve. Duam nuk duam, çështja sociale po fermentohet si politike dhe duhet adresuar me politika. Me politika kuptohen ligje, akte, nisma konkrete bazuar mbi shifra zyrtare dhe të publikuara.

Add new comment