Macron flet për përgatitjen e bisedimeve me Putin

Postuar në 03 Shkurt, 2026 20:40

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se përgatitjet teknike për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, janë në proces e sipër.

Përgatitjet po vazhdojnë dhe diskutimet teknike mbi çështjen po ecin

u ka thënë gazetarëve francezë Macron.

Ai ka shtuar se konsultimet mbi këtë çështje po mbahen edhe me partnerët europianë dhe presidentin ukrainas, Zelenskiy.

Agjencia ruse e lajmeve, Tass, ka vënë në dukje deklaratat e vazhdueshme të Macron për bisedime me Putin, në kuadër të të cilave ai asnjëherë nuk ka saktësuar kohën dhe vendin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.