Bota

Raportet SHBA-Izrael, drejt ndryshimit

Postuar në 16 Prill, 2026 12:47

Times of Israel” shkruan për një zhvendosje të ndjeshme në mbështetjen amerikane ndaj Izraelit, të paktën në termat e politikës sesi kjo mbështetje aplikohet deri më tani. Një çështje konkrete që ka dalë në sipërfaqe është sistemi Iron Dome, që deri më tani i është furnizuar Izraelit nga SHBA.

Kaliningradi, me rëndësi jetike për Rusi-Bjellorusinë. Naryshkin: Përgatitje njësoj si para Luftës II

Postuar në 16 Prill, 2026 12:25

Kreu i shërbimit rus të zbulimit, Sergey Naryshkin ka përshkruar situatën mes unionit Rusi-Bjellorusi dhe Bashkimit Europian si shumë të tensionuar dhe me përgatitje ushtarake të ngjashme me ato të para Luftës II Botërore.

Ne shohim rritje të militarizimit të ekonomisë në shtetet balltike dhe Poloni, rritje e ndërtimeve ushtarake në process dhe mobilizim potencial të territorit të shteteve balltike dhe Polonisë në zhvillim

ka thënë ai, në një deklaratë që citohet nga TASS.

Rusia: Disa vende europiane po prodhojnë dronë për Ukrainën

Postuar në 15 Prill, 2026 22:19

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se një rrjet kompanish në Europë është i përfshirë në prodhimin e dronëve dhe komponentëve për Ukrainën, të cilët përdoren për sulme ndaj territorit rus. Sipas saj, më 26 mars 2026, disa vende europiane vendosën të rrisin prodhimin dhe furnizimin me UAV, për shkak të humbjeve dhe mungesave në radhët e ushtrisë ukrainase.

Video/Izraeli tashmë është shtet nazist

Postuar në 15 Prill, 2026 14:41

Konrad Berkovicz, deputet polak, ka provokuar debate të forta në Poloni pasi është shfaqur në parlament me një flamur me ngjyrat e Izraelit ku në vend të yllit të Davidit është vendosur svastiva gjermane. Ai ka akuzuar Berkowicz për genocid në Gaza. Ambasada izraelite ka reaguar "e shokuar" nga ky qëndrim, ndërkohë që deputeti shkruan se Facebook i fshiu postimin pa njoftuar. 

Femra e parë në drejtimin e ushtrisë australiane

Postuar në 13 Prill, 2026 18:49

Susan Coyle është femra e parë që merr drejtimin e ushtrisë australiane. Ajo merr formalisht detyrën në muajin korrik dhe zëvendëson gjeneral lejtnantin Simon Stuart.

Në kurbë rënëse

Postuar në 09 Prill, 2026 14:58

Armëpushimi i njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump në konfliktin me Iranin, po shpaloset në çdo orë si një minë që mund të detonojë krizë politike të thellë në të dyja vendet që nisën sulmet.

Së pari, nuk ka një ide të qartë se si erdhi puna në një armëpushim të ndërmjetësuar nga pakistanezët, në kushtet kur fushata nisi me premtime maksimaliste të shkatërrimit të programit bërthamor Iranian dhe ndryshimit të regjimit.

Edhe gjermanët duan të ikin nga Gjermania

Postuar në 08 Prill, 2026 17:58

Një pjesë e madhe e të rinjve në Gjermani duan të ikin nga vendi. Një studim i kohëve të fundit, i quajtur "Jugend in Deutschland" ose "Youth in Germany", ka anketuar moshat 14-29 vjeç zbuloi se rreth 21% e tyre po planifikojnë në mënyrë aktive të largohen nga Gjermania për një jetë më të mirë. Plot 41% thonë se mund ta imagjinojnë zhvendosjen jashtë vendit në një afat më të gjatë.

Anketa ka përfshirë 2 012 të rinj dhe është kryer në periudhën mes 9 janarit dhe 9 shkurtit 2026 nga Datajockey Verlag.

Rusia: BE po përpiqet të krijojë kapacitetet e veta të prodhimit të armëve bërthamore

Postuar në 08 Prill, 2026 14:12

Bashkimi Evropian ka filluar të eksplorojë fshehurazi mënyra për të krijuar kapacitetet e veta të prodhimit të armëve bërthamore, tha Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) në një deklaratë.

Ish-presidenti i Izraelit, akuzë për keqpërdorim të judaizmit

Postuar në 04 Prill, 2026 17:35

Ish-presidenti i përkohshëm izraelit, Avraham Burg, kritikoi ashpër përdorimin e fesë për të justifikuar dhunën dhe ndikimin e axhendave të huaja ungjillore.

"Luftëtarët gjakatarë nuk kanë të drejtë të ndërtojnë shtëpinë e Zotit, Shtëpinë e Paqes", tha ai, duke e krahasuar Mbretin David biblik me imazhet e idealizuara që përdoren shpesh për të promovuar luftën.

Pfizer dhe BioNTech ndalin testet e vaksinës së COVID-19 në SHBA

Postuar në 01 Prill, 2026 22:27

Prodhuesit e vaksinave Pfizer dhe BioNTech kanë ndalur një provë të madhe klinike në Shtetet e Bashkuara për vaksinën e përditësuar kundër COVID-19 tek të rritur të shëndetshëm të moshës 50–64 vjeç, për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve.

Sipas një letre drejtuar studiuesve më 30 mars, kompania Pfizer njoftoi se pas datës 3 prill do të ndalojë monitorimin për shenja të sëmundjes COVID-19 tek të gjithë pjesëmarrësit në studim. Regjistrimi i pjesëmarrësve ishte mbyllur që më 6 mars, pas një rishikimi të tendencave aktuale epidemiologjike.

Pages

Subscribe to RSS - Bota