NATO duhet të europianizohet

Postuar në 26 Korrik, 2026 14:10

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Trump në mandatin e parë, HR McMaster, shprehet pro idesë së kalimit të NATO-s në një forcë aleate më europiane. Me këtë ide, gjenerali amerikan ka parasysh sidomos shpenzimet që duhet të kenë një balancë: Europa përfaqëson 50% të shpenzimeve sociale në botë, dhe veëm 1% të ekuivalentit për mbrojtjen.

Shumë amerikanë besojnë se duke mbuluar faturat europiane të mbrojtjes ne po mbështesim programet sociale europiane. Kështu që mendoj se është shenjë e mirë që disa vende të BE-së po kalojnë mbi 3.5% të shpenzimeve buxhetore për mbrojtjen

ka thënë ai.

McMaster është shprehur po ashtu pro përfshirjes së vendeve të Europës në lufën kundër Iranit, që sipas tij ka hyrë në fazën e të ashtuquajturës Luftë e Armëpushimeve, përmes së cilës Irani po synon të zhvasë SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.