Lufta politike në Slloveni nxjerr jashte loje emërimin e Tanja Fajon si Raportere për Sahelin

Postuar në 28 Korrik, 2026 19:25

Tanja Fajon, ish-ministrja e Jashtme sllovene, e njohur në Shqipëri si një ndër promovuesrt kryesore të hyrjes së vendit tonë në sistemin Schengen, ka krijuar një situatë tensioni në Bruksel. Komisioni Europian ka vendosur të caktojë Fajon si të dërguar në rajonin e Sahelit, por qeveria sllovene e drejtuar nga Janez Jansha, ka lëshuar kritika të forta ndaj emrit të saj.

Për Lubjanën zyrtare kandidatura e sllovenes që dikur ka mbajtur edhe detyrën e ministres së Jashtme të Sllovenisë, nuk ka qenë emrëruar zyrtarisht asnjëherë por u lancua nga një sekretare që I raporton asaj direkt. Në debat ka ndërhyrë edhe presidentja e vendit, Natasha Pirc Musar, sipas të cilës lojërat e tanishme rrezikojnë ta lënë Slloveninë të pa përfaqësuar në role ndërkombëtare.

Për zëdhënësin e Komisionit emërimi ka ndjekur të gjitha procedurat, por qeveria sllovene ka hapur disa hetime dhe ka ngritur disa akuza që lidhen me qeverinë paraardhëse.

Aktualisht në detyrën për Sahelin është caktuar danezja Birgitte Nygaard Markussen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.